Albert Veliu, i njohur ndryshe si “Babalja” në një intervistë me gazetaren Eni Vasili ka treguar lidhjen e tij me Fredi Alizotin, njeriu që deklaroi se zëri në aurdio-përgjimin që implikon vëllain e ministrit Xhafaj, ka qënë i tij dhe jo i Agron Xhafajt.
Eni Vasili: Ju i qëndroni versionit tuaj për zërin, sapo e thatë. Problemi është që në Shqiperi ka dalë një personazh që quhet Fredi Alizoti, mbi të cilin ka disa përgjime, audiopërgjime, videopërgjime dhe disa versione të historisë. Tani pyetja e parë që kam është: A e njeh Fredi Alizotin, a ke lidhje familjare?
Albert Veliu: Fredi Alizotin e njoh, nuk kam lidhje familjare me të. Thjesht e kam ndihmuar se ka qënë njeri hallexhi, i dalë nga burgu, i droguar si mund të themi. E kam kthyer në jetë. Ai e ka ditur historine time, ka ditur ngjarjen time, se ia kam treguar unë.
Eni Vasili: Po si e ka ditur?
Albert Veliu: Qe jam në pozicion të vështirë dhe qe duan të më vrasin. Dhe e mbaja nga pas për të më ruajtur se kush më vinte nga pas. Ai nuk ka fare lidhje me këtë ngjarje.
Eni Vasili: Pra, ju ja keni treguar vetë.
Albert Veliu: Por, të gjithë historinë.
Eni Vasili: E keni njeri të afërt perderisa ia keni treguar.
Albert Veliu: Nuk e kam njeri të aftërt, por i kam treguar. E kam pasur shok. Kisha besim se me mbronte krahët. Jo se ai ka lidhje me këtë ngjarje.
Eni Vasili: Fredi Alizoti, del në një tjetër përgjim i datës 12 qershor, ku flet sërish për paratë. Ai flet me një numër që mbaron me 974 dhe i thotë. Unë po lexoj prapë se çfarë thotë Alizoti: Muhabet nuk ke degjuar në televizion ti. Po fola unë gjëra, ai muhabeti jam unë, e kape filmin ti? Unë bëra sikur isha vëllai i tij. E ke parasysh, dëgjon? Bëra sikur isha vëllai I tij. E kupton do merrnin nga 100-she, a e kupton ti?
Albert Veliu: Nuk është e vërtetë fare, këto janë të gjitha broçkulla.
Eni Vasili: Pastaj thonë: po këta mo burrë, po nuk ishte gjë e mirë ajo. Kupton ti, nga 100 erdhi muhabeti, prit nga 100 për 100-she. Më tha nuk marrim 200, më tha mua marrim 100. Po mirë i thash unë, mendova që po devijonte. E ke parasysh ti se çfarë tipi ka ai. I thashë une më jep një 20-çe dhe unë ika.
Albert Veliu: Motra, janë të gjitha gënjeshtra. Janë të gjitha të improvizuara, siç i thoni ju në gjuhën tuaj. Janë të montuara nga dikush. Ai nuk ka fare lidhje. Atë të vërtetë e di vetëm unë dhe ai x. Kemi 2 kampione zërash, merrini.
Eni Vasili: Alizoti thotë se ai x jam unë.
Albert Veliu: Jo është x tjetër. Ka dalë edhe një Agron Hyseni që unë nuk e kam parë kurrë në jetën time dhe unë nuk e di kush është.
Eni Vasili: Do ju pyes edhe për atë por mbarojmë njëherë me Fredi Alizotin.
Albert Veliu: Me këtë nuk kam fare lidhje. Ky është komplet i manipuluar.
Eni Vasili: Po këto janë përgjime, si është e manipuluar?
Albert Veliu: Kjo është e manipuluar dhe është diçka që lidh këtë mes. Mua nuk më interesojnë si të djathtet edhe të majtët, i pafsha të dy palet në botë tjetër. Unë e kisha me x-in gjithë këtë histori. Nuk kam punë fare me punët politike, se janë futur shofe këta.
Eni Vasili: A iu kishte thënë Alizoti që do i tregonte të gjitha nëse ju nuk do e paguanit?
Albert Veliu: As nuk është e vërtetë fare, pasi nuk i ka diskutuar me mua këto muhabete, se nuk ka shanse t’i diskutojë me mua këto muhabete. Nuk ka shanse të bisedoje këto lloj muhabetesh sepse nuk është fare i lidhur në këtë lloj historie.
Eni Vasili: A ju kishte thënë ai se në datën 1 qershor do telefononte në polici për të treguar të vërtetën e tij, se e ka bërë ai rolin e Agron xhafaj.
Albert Veliu: Nuk është e vërtetë.