Basha: AKEP është Policia e Mendimit në duart e Ramës për të vrarë të vërtetën

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka reaguar pas listës me emrat e portaleve që publikoi AKEP, ku u bënte thirrje që të deklaronin niptin dhe të regjistroheshin në QRK.
Në një postim në ‘Twitter’, Basha shkruan se, AKEP është Policia e Mendimit në duart e Ramës.
“AKEP është Policia e Mendimit në duart e Ramës për të kërcënuar lirinë e shprehjes dhe vrarë të vërtetën. Rama kërkon që mediat online të regjistrohen si biznese që t’u lëshojë tatimorët për t’i shantazhuar dhe dhunuar. Do të dështojë turpshëm, së bashku me veglat qorre në AKEP”, shkruan Basha.

rama

Artikulli paraprakPiazzë lartët…
Artikulli tjetërPolicia e Shtetit nuk e meriton tradhëtinë që po përjeton sot