Beshiktashi kërkon Berishën dhe Lenjanin

Etrit Berisha dhe Ermir Lenjani kërkohen nga Beshiktashi në Superligën e Turqisë. Portieri dhe mesfushori kuqezi, tashmë të angazhuar me kombëtaren në Francë 2016, shihen si përforcime cilësore për kampionët e saposhpallur të Turqisë, të cilët sezonin e ardhshëm do të luajnë në fazën e grupeve të Championsit.
Për këtë arsye drejtuesit e këtij klubi kanë hedhur sytë nga kombëtarja shqiptare, pasi i besojnë eksperiencës ndërkombëtare të dy lojtarëve në fjalë.
Etrit Berisha, që është pjesë e Lazios prej tre sezonesh, ka eksperiencën e mjaftueshme në Europa League, për të qenë protagonist edhe në Champions. Fakti që te Lazio vazhdon të mbetet zëvendësues i Marcchetit mund shtyjë 27-vjeçarin t’i thotë po ofertës turke.

Artikulli paraprakStançu: Shqiptarët të mirë, e dimë çfarë duhet të bëjmë
Artikulli tjetërZvicra e përçarë për Xherdan Shaqirin