Granit Xhaka lojtari i ndeshjes Islandë-Zvicër

Zvicra ka regjistruar një fitore fantastike “kuqezi” mbrëmjen e së hënës ndaj Islandës teksa ka marrë tri pikët në shifrat 1-2. Nga vlerësimet e bëra pas përfundimit të ndeshjes në bazë të performancës së ekipeve në fushën e blertë, ekipi zviceran ka marrë notën 6.99 ndërsa skuadra vendase është vlerësuar me 6.61.
Pas harkimit të bukur të Granit Xhakës në zonë, topi ka përfunduar tek Seferovic i cili ka realizuar golin e parë me kokë. Ky asist ka lehtësuar punën e vlerësuesve të cilët e kanë shpallur shqiptarin lojtarin më të mirë të ndeshjes. Mesfushorit i është vënë nota 8.2, ndërsa Xherdan Shaqirit 7.6.

Artikulli paraprakRaiola arrin marrëveshjen, Pogba pranë gjigantëve të Europës
Artikulli tjetërLirimi i pastorit amerikan, Trump: Nuk kemi bërë marrëveshje me Turqinë