Kryetari i opozitës, Basha paralajmëroi nga studio e “Opinion” largimin e Ramës nga politika dhe përballjen e tij me drejtësinë.
“Nuk ka shans Edi Rama te na shantazhojë as mua, as PD per te na ndalur ne qellimin e shpalla sot: Të largojmë Ramen nga politika dhe ta çojme para drejtesise”.
Kështu u shpreh kreu i PD, kur u pyet nga Lorenc Vangjeli nëse Rama po e shantazhon përmes një verifikimi që po bëhet në prokurori për fondet e lobimit të PD-së.
“Më shiko mirë. Rama nuk mund të më shantazojë!”, tha Basha.
Vangjeli: Po ka të dhëna nga SHBA për lobimin tuaj. Dhe këto të dhëna janë në prokurorinë e Tiranës?
Basha: Ti nga e di ti… jam unë ai që kam kërkuar verifikim dhe pres me qetësi totale verifikimin e prokurorisë.
Kreu i opozitës Lulzim Basha gjatë intervistës në emisionin ‘Opinio’n ka deklaruar se asnjë nga njerëzit e tij të afërt apo familjarë nuk janë përfshirë në videopërgjimet e publikuara nga PD.
Teksa Blendi Fevziu i ka përmendur se Rama dhe Balla e kanë quajtur opozitën ‘Kinostudio e re’ që prodhon video, Basha ka shkuar më tej duke i akuzuar gazetarët për cektësi në gjykim.
Basha u shpreh se në videopërgjimet e publikuara nga PD nuk ka asnjë manipulim.
“Cila pjesë është e ‘Kinostudios’ fikja e cigareve në këmbët e Xhisielës. Pjesë e filmit të ‘Kinostudios’ është largimi i Agron Xhafës në burg”, u shpreh Basha.