Detaje të reja/ Laboratori i heroinës në Has u zbulua nga DEA amerikane dhe Gjermania

Kanë dalë detaje të reja nga operacioni antidrogë i ditës së sotme në Has.
Agjentë të DEA dhe hetues nga Gjermania kanë zbuluar e shkatërruar laboratorin e heroinës në Has.
Burime policore kanë bërë të ditur se gjatë aksionit të nisur mbrëmjen e djeshme, kanë qenë të pranishëm disa agjentë të DEA-s dhe përfaqësues të Policisë Gjermane.
Dy ditët e fundit në Tiranë kanë qenë përfaqësues të lartë të agjencive Amerikane dhe Gjermane.
Burimet thanë se, hetimet janë drejtuar pikërisht nga agjentët e DEA. Këta të fundit kanë qenë me uniformën e DEA në aksion.
Burime nga policia kanë bërë të ditur se të paktën 3 persona janë identifikuar si të arrestuar.
Bëhet fjalë për dy persona, babë e bir të cilët janë arrestuar.
Ata janë Mustaf e Xhavit Shuti, të cilët mësohet se kishin edhe një furgon që bënte linjën nga Hasi për në Durrës.
Ka qenë policia gjermane që ka bërë hetimet e saj për këtë laborator droge, pas informacioneve që ka dhënë Arbër Çekaj.
Pikërisht kjo ka qenë arsyeja që Shqipërinë dy ditët e fundit e ka vizituar Drejtori i Policisë Gjermane.

Artikulli paraprakDenoncimi i Berishës: Laboratori i përpunimit të heroinës në Has i përkiste zyrtarëve të lartë të PS
Artikulli tjetërKunati i Ulsi Manjës në Tatime nën hetim për korrupsion, Prokuroria fsheh përgjimet