Të shtëna me armë në Vlorë, plagoset një i ri

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në Vlorë. Nga të shtënat ka mbetur i plagosur Aleksandër Vasili, 26 vjeç.
sipas burimeve, Vasili është qëlluar me pistoletë dhe ka marrë një plumb në këmbë. I riu 26-vjeçar është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.
Paraprakisht thuhet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti në një lokal në lagjen “24 Maji” të qytetit.
Persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar disa herë me armë para një loto sporti dhe më pas janë larguar me një Jeep Cheroki.
Forcat e rendit kanë shkuar në vendin e ngjarjes. Ende nuk dihen rrethanat.

vrasjeee

Artikulli paraprakKonsiderohen si piramidat e reja financiare, përplasen Rama dhe Banka
Artikulli tjetërSHBA ja thotë në sy Vuçiçit: Mbështesim krijimin e ushtrisë së Kosovës, s’ka plan për ndarje