Berisha: Sado që të ketë vjedhur, Çuko është vite dritë larg me ato që ka vjedhur Rama

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Rama pas arrestimit të Arben Çukos, ku shprehej se ndjen keqardhje për të, por mbështet drejtësinë.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Berisha shkruan se, keqardhja e Ramës për Çukon është e ndier.
Sipas tij, sado që të ketë vjedhur Çuko ai është shumë larg Ramës dhe ministrave të qeverisë së tij.
Postimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha
Kallam Dështaku e ka të ndjerë keqardhjen për Çukon!
Të dashur miq, me vrap pas arrestimit të Arben Çukos, Kallam Dështaku reagoi duke thënë: Keqardhje për Arben Çukon.
Unë mendoj se keqardhja e tij për hajdutin Arben Çuko është e ndjerë! Sepse sado që të ketë vjedhur, Çuko është vite dritë larg një hajni me ato që ka vjedhur Kallam Dështaku, Zho Zho apo ndonjë ministër tjetër. Krahasuar me këta, Çuko del hajdut thërrimesh! sb

Ja sa para u merrte ish-deputeti i PS të burgosurve
Ish-deputeti socialist Arben Çuko, i cili deri pak kohë më parë mbante dhe detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, është arrestuar ditën e sotme pas urdhrit të dhënë nga Gjykata e Krimeve të Rënda.
Çuko akuzohet se u merrte para të burgosurve. Emri i tij doli pas përgjimeve që po i bëhej një grupi për trafik droge.
Policia bën me dije se Çuko u merrte nga 1500 deri në 3 mijë euro të burgosurve.

Artikulli paraprakReali rekord negativ, Perez nxjerr celularin dhe çmend rrjetet sociale
Artikulli tjetërIsh-ministri: Operacioni për arrestimin e Balilit dhe Lul Berishës u dekonspirua nga Xhafa