Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka shprehur bindjen e plotë se operacioni i fundit i Policisë kundër grupeve kriminale u dekonspirua. Ai ka dtreguar haputazi emrin e personit që e bëri këtë.
Manjani: Operacioni i Policisë u dekonspirua?! Sigurisht që po!
E dekonspiroi Ministri i Brendshëm.
1.Një javë para javës që lamë ai deklaroi në tekst:”… javën që vjen do kemi goditje të fortësh…”
2. Në mes të javës që sapo lamë, në konferencë për shtyp me Drejtorin e Policisë Gjermane, përsëri tha: “… ju këshilloj që këto ditë t’i mbani afer telefonat sepse zëdhënësit do kenë lajme..”
Këto deklarime të përsëritura ishin në fakt njoftime për ”të interesuarit” të fshihen…
Operacioni i policisë për kapjen e të shumëkërkuarit Klement Balili ka dështuar.
Ende nuk dihet nëse Balili ka arritur që t’i shpëtojë policisë apo informacioni ka qenë i gabuar.
Ditën e djeshme, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe reparti RENEA kanë zbarkuar në fshatin Stjar në Sarandë, ku dyshohej se fshihet i ashtuquajturi “Escobari i Ballkanit”.
Ka qenë një informator, ai që ka sjellë informacionin e parë për vendndodhjen e Balilit që sipas tij fshihej në një zonë midis Sarandës dhe Delvinës.
Operacioni për kapjen e Balilit u zhvillua paralelisht me disa operacione të tjera ne Tirane dhe Durrës.