Rama, keqardhje për Çukon, për Ndokën nuk flet!

Pas arrestimit të ish-deputetit socialist, Arben Çuko, reagoi kryeministri Rama, i cili me anë të një postimi shkruante se i vinte keq, por ende nuk ka reaguar për ish-deputetin tjetër Arben Ndoka.
Lidhur me këto dy arrestime ka ironizuar edhe deputeti demokrat Gent Strazimiri, i cili e pyet Ramën po për Ndokën pse nuk i vjen keq,
Ja postimi i Strazimirit
“Keqardhje për Arben Çukon” ??????
Pse? Se e ktheu burgun në dispeçerinë e trafiqeve duke u marrë pare trafikantëve të burgosur për t’u futur celularet që të vazhdonin trafiqet nga burgu?
Kjo është “ana e DREJTËSIË”?
E vërteta është që pasi ka marrë vesh se ia kanë kapur, e shkarkoi që të arrestohet nga “jashtë familjes sonë te madhe” … njësoj si Saimir Tahiri vetëm se ky është i sakrifikueshëm!!!!!
Të shohim ç’do të thotë për koordinatorin e PS Lezhë, Arben Ndokën, që mesa duket i ka ndodhur një “lapsus adoleshencial” tjetër…
Në të tilla raste del Prof.Dr. Blerina Gjylameti se Xhaçka është “e zënë”….????????????

Paloka: Rama po i përdor për të shpëtuar kokën e tij
Pas arrestimit të dy ish-deputetëve socialistë, Arben Ndoka dhe Arben Çuko ka reaguar dhe nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka.
Sipas Palokës arrestimet e dy ish-deputetëve janë bërë për të tërhequr vëmendjen nga superskandalet që kanë plasur kudo.
Ai tha se Rama po e bën këtë që të shpëtojë kokën e tij.
Ja çfarë shkruan Paloka në Facebook:
I përdori sa e si mundi…Po i përdor edhe tani për të tërhequr vëmendjen nga superskandalet e për të shpëtuar dhe një herë kokën e tij.

Artikulli paraprakThellohet skandali i korrupsionit, në pranga edhe shoferi i ish-deputetit socialist
Artikulli tjetërPas pulikimit të lajmit nga gazetari, policia pranon arrestimin e vëllait të Drejtorit të Rrugëve për armë e drogë