Kush është biznesmeni i penduar në Gjermani që zbërtheu rrjetin e drogës në Shqipëri?

Një sërë arrestimesh janë bërë dje nga policia e Shtetit dhe Prokuroria, pas operacioneve të ndërmarra me partnerë ndërkombëtarë. Këto operacione u paralajmëruan pak ditë më parë nga Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj që pati një takim me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë gjermane, Ditier Romann.
Madje Xhafaj dekonspiroi operacionin duk iu rekomanduar gazetarëve të rrinin pranë zëdhënësit të Ministrisë së Brendshme dhe atij të policisë së Shtetit për të marrë informacione për ato që pritej të ndodhnin.
Anëtarët e grupit kriminal Avdulaj u arrestuan dje e po ashtu dhe dy ish-deputetë të lidhur me ta. Ndërkaq të premten, më 19 tetor në Has u zbulua një laborator i përpunimit të heroinës ku u arrestuan disa persona.
Këto arrestime vijnë në kohën që Arbër Çekaj, pronari i “Arbri Garden” kontenierët me banane të të cilit u kapën me kokainë ndodhet në burg në Gjermani.
Ndaj nuk përjashtohet mundësia që Çekaj të ketë thyer kodin e heshtjes dhe të jetë rrëfyer për policinë gjermane e cila ka bashkëpunuar më pas me policinë shqiptare në operacionet e fundit duke çuar pas hekurave disa persona si pjesëtarë të 4 grupeve kriminale dhe zbuluar rrjete ndërkombëtare të trafikut të drogës.

arber cekaj

Artikulli paraprakPolicia e pranon: Arrestimet pas bashkëpunimit me agjenci ligjzbatuese jashtë vendit
Artikulli tjetërDëshmia e plotë/ Çfarë tregoi për vrasjen në lokalin e tij Redi Popesku