Sasia rekord e heroinës, 5.2 ton në Has, Berisha tregon foton e Ramës me bosin e drogës

Ish-Kryeministri Berisha deklaroi sonte sasinë record të heroinës që është kapur në laboratorin e Hasit. “Bëhet fjalë për një sasi rekord droge të heroinës që është kapur në Has. Bëhet fjalë për 5.2 ton heroinë dhe pas kësaj sasie heroine janë garantët politikë”. Pyetjes së kush janë këta protektorë, Berisha tha se bëhet fjalë për politkanë të rangjeve të larta. Ish-Kryeministri ka bërë publike foton e Ramës me bosin e laboratorit të drogës Peci Abdyli.
Ish-Kryeministri Berisha i ftuar mbrëmjen në “Open”, ka folur edhe për operacionin e fundit policor që çoi në arrestimin e 26 personave.
Për ish-kryeministrin Berisha operacioni është dekonspiruar nga policia.
“Fundjava mund të konsiderohet si fundjava e dekonspirimit të operacioneve ndërkombëtare. Bosët janë larguar. Sasia e konvertuar në heroinë janë në tonelata. Kapën fshatarët, nuk mund ta bëjnë ata këtë trafik droge. Ky laborator, shumë herë më i madh se sa ai i Xibrakës, ka nevojë për mbështetje”, u shpreh ish-kryeministri Berisha, duke theksuar edhe njëherë se, operacioni i ndërkombëtarëve u dekonspirua nga policia e shtetit.
“E vërteta është që fundjava mbi të gjitha mund të quhet dekonspirimi i operacioneve ndërkombëtare. Siç e the vetë janë lëshuar 46 urdhërarresti, por janë arrestuar vetëm 26 vetë pasi të tjerët janë larguar, ata që mbrohen nga politika. Raportet flasin për 5.2 tonelata heroinë po të kthesh opiumin në heroinë. Mos harro se lëvizin 5 tonelata heroinë për 2 apo 3 fshatarë, ata kanë një proteksion të madh shumë. 5.2 tonelata heroinë janë një sasi e madhe për europën. Partnerët nuk dështua, ata e kapën drogën, por nuk u kapën bosin. U kapën fshatarët, një punonjës zjarrfikësish në Shkodër dhe një biznesmen turk. Aksioni është dekonspiruar nga policia. Kupola politike e kësaj sasie kolosale u njoftua për këtë. Droga i përkiste një kupole të lartë”, u shpreh Berisha.

Ish-Kryeministri Sali Berisha, i ftuar mbrëmjen e së hënës në “Open” të Eni Vasilit, teksa foli për operacionin e policisë në Has ku u zbulua një laborator heroine, tha se policia arrestoi vetëm fshatarët dhe jo bosët e vërtetë të drogës.
“Nuk u kapën bosët në Has, por fshatari dhe e shoqja e tij, një elektricist, një zjarrfikës dhe një biznesmen turk. Ajo sasi droge nuk mund të lëvizë pa garanci nga politika. Kjo është shumë më e madhe se Xibraka, është më e madhe se Maminasi. Është 5.2 ton heroinë e konvertuar”, tha Berisha.
Më tej, ai tha se është dekonspirua edhe operacioni, ku në pranga u vunë disa pjesëtarë të familjes Avdyli në Shijak.
Berisha publikoi edhe një foto të kryeministrit Rama me një person, për të cilin tha se është anëtar i kësaj familje. Sipas Berishës, foto është shkrepur gjatë fushatës së fundit.
“Kjo është vetëm njëra anë, pasi ka dhe video dhe detaje të tjera. Të Ramës me Avdylët, të Gjushit me Avdylët. Gjushi, me urdhër të Avdulit, ka emëruar kryeinspktorin e Durrësit për mjedisin”, tha Berisha.
Ish-kryeministri Berisha, ka komentuar në ‘Open’ përplasjen me armë që ndodhi pak javë më parë në një lokal në bllok, ku mbeti një i vdekur dhe dy të plagosur.
Ish-kryeministri deklaroi se një nga personat e përfshirë në këtë përplasje, Ervin Mata është njeriu i Saimir Tahirit. Sipas tij provat tregojnë se Tahiri udhëtoi drejt Gjermanisë për të takuar Matën.
‘Ai që kishte lidhje të forta politike ishte Mata, pasi është faktuar që Saimir Tahiri shkoi në Gjermani për të takuar Matën, e ka nxjerrë Partia Demokratike. Se çfarë ishte ajo unë mund të kisha 10 hipoteza, por aty doli një këngëtare dhe unë nuk mund të hyja në komente. Nuk ka dy standarde, pasi unë jam i pari që kam denoncuar ngjarjen. Unë nuk munda të komentoj sepse vetë policia e serviri si një sherr për një zonjushe’, u shpreh Berisha.

Artikulli paraprak“3 mijë euro dhe një makinë”, përgjimet mes Çukos dhe dy shoferë të tij, njëri drejtor burgu
Artikulli tjetërFoto e Ramës në fushatë elektorale me bosin e drogës të laboratorit në Has, kë emëruan në shtet