Ligji “Rama” nuk parashikon mbylljen e lojrave të fatit dhe basteve sportive , por vetëm ndryshimin e pronarëve. Ndërsa deri tani konsiderohej si një ndërmarrje private, me ligjin e ri parashikohet që bixhozi të kthehet në një monopol shtetëror të kontrolluar direkt nga vetë kreu i qeverisë.
Projektligji “Për lojërat e fatit” ka nisur të diskutohet sot në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave duke respektuar kështu procedurën e përshpejtuar të dakordësuar një javë më parë. Ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj shpjegoi para deputeteve arsyen e këtij projektigji i cili ndalon përfudimisht aktivitetin e kazinove elektronike sikurse pritej por shton edhe pjesën e basteve sportive. Ahmetaj tha se Lotaria Kombëtare do të vijojë aktivitetin e saj si një konceison por pa asnjë element VTL(kazino elektonike).
Kreu i Financave sqaroi se paralelisht me ndryshimet në biznesin e lojërave të fatit po ristrukturohet edhe Autoriteti i Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit në përshtatje të situatës së re ku do të hyrë sektori. Pezullimi i aktivitetit të këtij institucioni është parashikuar me një vendim të veçantë në të njëjtën kohë kur u propozuan edhe ndryshimet në ligjin “Për lojrat e fatit”
“Qeveria ka një pozicion zyrtar, në 31 dhjetor 2018 mbyllen kazinotë, bastet sportive, gara sportive dhe me kafshë, sallat e bingove dhe lojërat e fatit elektronike online (në distancë)” tha Ahmetaj.
Ministri shtoi se, lidhur me ata që do të mbetën pa punë, do t’u ofrohen rikualifikime nga zyra e punës. “Industria do të krijojë një diferencë në të ardhurat buxhetore, por kjo nuk ka pikë rëndësie për ne”
Sipas Ervin Bushatit, relator i pr.ligjit në komision, Ervin Bushati, relator i Komisionit, Pr/ligji ka si synim pezullimin e aktivitetit të subjekteve në këtë sektor.
“Situata aktuale tregon se lojërat e fatit, bastet sportive, kanë ndikuar te të rinjtë, për mosangazhim të brezit të ri te sektori privat.
Sipas KLSH, informaliteti mbetet i lartë. Nga ana tjetër, 15.5 miliardë lekë janë shpenzuar në kazino, sipas të dhënave në bilancet në QKB.
Të ardhurat nga taksimi i këtyre kompanive ka rënë. Nuk ka vlerë të shtuar për ekonominë. Ky pr/ligj Bazohet te gjykata europiane, që lejon një qeveri të kufizojë lojërat e fatit në të mirë të shoqërisë. “- ka përfunduar Bushati.
Sipas kryetarit të Komisionit, në këtë formë i japim fund veprimtarisë së tyre, si dhe përfundojmë varësisë e brezave të ri, si dhe veprimtarinë e paligjshme.
Braçe sakaq ka shtuar se do i kërkojë Parlamentit që të përcaktojë barrën fiskale të re për subjektet që do të mbeten në treg.
“ Do të doja të ndalesha te barra fiskale për lojërat e fatit që do të mbeten për tu ushtruar aktivitetin në të ardhmen. Kam bërë një analizë prej disa prej modeleve fiskale të vendeve të BE-së, që nuk na lidh religjioni apo tendencat, por përkatësia si europian. Në Austri: 35-80 % të të gjithë të ardhurave, Danimarkë 40-70%; Greqia 20-35% të të ardhurave bruto nga loja, Hollanda 40-85 % të të ardhurave neto nga loja, 2.5-40 % Britania e madhe për të ardhurat bruto nga loja. Franca nuk ka tatim sepse e ka monopol shteti, por 12 % kur fitimet janë më sh së 1 mln për qytetarët.”- ka përfunduar Braçe.
Ky i fundit poropozoi edhe një shtesë në nenin 1 të ligjit që përcaktonte se orgazimi dhe zhvillimi i kalojnë shtetit, çka është në të njëjtën linjë me një variant të diskutuar edhe më herët gjatë këtyre javëve. Ky propozim mori edhe miratimin e komisionit, duke i hapur rrugë shtetëzimit të sektorit.