Roli i dy deputetëve Manja dhe Çyrbja tek Toyota me 3.4 milionë euro

Basha: Prokuroria mbron lidhjet e qeverisë me krimin si sekret shtetëro. Në aferën Toyota Yaris janë të përfshirë edhe dy deputetë të tjerë të PS, Ulsi Manja dhe Jurgis Çyrbja.
DEKLARATA E KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA PAS DALJES NGA PROKURORIA E TIRANËS
Prokuroria ka kërkuar dëshminë time për hetimin që ka hapur në lidhje me nxjerrjen e sekretit shtetëror sa i përket veprës kriminale të futjes së parave të krimit me Toyota Yaris.
Ky veprim dëshmon se deklaratat e mia publike, denoncimet e mia publike për përfshirjen e Taulant Ballës në dhënien e garancive politike dhe në trafikimin e paligjshme të parave të pista të krimit, janë të vërteta. Sot dua t’u them se në këtë aferë janë të përfshirë edhe dy deputetë të tjerë të Partisë Socialiste, Ulsi Manja dhe Jurgis Çyrbja.
Kam ardhur me shumë dëshirë sot në prokurori për të ju dëshmuar shqiptarëve se ku ka degraduar sistemi i prokurorisë shqiptare. Në vend që të hetojë se kush qëndron prapa transaksioneve kriminale të miliona eurove me Toyota Yaris, në vend që të hetojë se kush i garanton këto akte të rënda kriminale, po e trajton këtë si një nxjerrje të sekretit shtetëror.

Prokuroria ka fakte dhe prova të mjaftueshme për të kërkuar menjëherë arrestimin e Taulant Ballës. Për të kërkuar dekada burg për Saimir Tahirin, Vangjush Dakon, Damian Gjiknurin, Qazim Sejdinin me shokë.
Por e kapur nga pushteti kriminal i Edi Ramës dhe nga krimi, prokuroria po i trajton lidhjet e pushtetarëve me krimin si sekret shtetëror. Po mbron lidhjet e Taulant Ballës me bandat e krimit të organizuar, lidhjet e Vangjush Dakos me bandat e krimit të organizuar me bandat e krimit të organizuar, si sekret shtetëror.
Nëse prokuroria do të vepronte mbi përgjimet zyrtare, faktet dhe provat që disponon, sot Taulant Balla duhet të ishte në ARREST.
Sot Vangjush Dako duhet të ishte në arrest.
Sot Saimir Tahiri, Vangjush Dako, Taulant Balla, Qazim Sejdini duhet të kishin një pretencë me dekada burg.
Sot Fatmir Xhafaj do të ishte jashtë politikës.
Por unë nuk jam i paduruar, sepse e di që drejtësia mund të vonojë por nuk do të mungojë.
Së bashku me Taulant Ballën, Ulsi Manjën, Jurgis Çyrbjen, Vangjush Dakon, Qazim Sejdinin me shokë, do të vijë dita kur para drejtësisë të jenë edhe veglat që e kanë shndërruar prokurorinë në një aksesor të këtij regjimi kriminal dhe të krimit të organizuar, Arta Marku dhe Donika Prela.

Artikulli paraprakTjetër vjedhje e hapur me koncesion, 161.5 milionë euro për 17 km rrugë Milot-Balldren
Artikulli tjetërZbulohet skandali: Çfarë bënte Rama në Monte Carlo me Dakon dhe Fugën në Prill 2018