Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka folur ditën e sotme nga Vlora, për aksionin e policisë, ndërsa diskutonte me të rinjtë e LRI-së. Sipas Kryemadhit, arrestimet treguan, se opozita kishte të drejtë, ndërsa i ka bërë apel institucioneve të drejtësisë të jenë të kujdesshme për të mos dështuar në këtë aksion.
Deklarata e Kryemadhit
Që të angazhosh me dhjetëra dhe qindra të rinj me LSI në Vlorë, është një domethënie e madhe, është një përgjigje e fortë ndaj çdo angazhimi arrogant të strukturave shtetërore, ndaj çdo angazhimi kriminal të strukturave kriminale në jetën politike shqiptare dhe është një domethënie shumë e madhe për t’i dhënë shpresë të rinjve që ky vend do të bëhet një ditë. Ky vend do të bëhet një ditë, sepse ka njerëz që duan ta ndërtojnë të ardhmen në Shqipëri dhe unë jam shumë e lumtur për hir të së vërtetës, sepse në të gjithë historikun e LRI, ne e kemi pasur pak të vështirë për ta zhvilluar strukturën.
Janë të gjithë këta të rinj kanë dëshirë për të marrë fatet e tyre në dorë dhe nëse ju nuk do të merrni fatet tuaja në dorë, do të jetë shumë e vështirë, sepse mos mendoni se do të mendojë për ju dikush tjetër që ju kërkon thjeshtë si aktor në shfaqjet e tyre.
Mendoj që LRI është një strukturë e domosdoshme për LSI-në dhe aq më shumë e domosdoshme në Vlorë, sepse Vlora është një qytet që ka resurse të jashtëzakonshme turistike dhe pa të rinj që mund ta bëjnë të zhvilluar turizmin dhe jo vetëm turizmin, por edhe shumë fusha të tjera të ekonomisë shqiptare, do të jetë e pamundur. Të rinjtë janë ata të cilët i japin mundësi dhe shpresë ekonomisë shqiptare, të rinjtë janë ata të cilët i japin shpresë një populli të tërë, i cili mezi pret të zhvillohet për të qenë pjesë e BE-së.
Për të mos u zgjatur shumë do të doja që nga ky takim dhe nga kjo sallë që jam në takim me të rinjtë e Vlorës , do të doja që të jepja shumë mesazhe edhe për shumë të rinj dhe të reja që janë në të gjithë Shqipërinë, të cilët presin me padurim se çfarë do të jetë dhe çfarë do të ndodhë me të ardhmen e tyre. Sot Shqipëria është në një udhëkryq dhe për hir të së vërtetës, sot shqiptarët më shumë se kurrë janë të verbuar ose janë të izoluar me historinë apo me ngjarjet që ndodhin. Kemi dëgjuar për arrestimet e fundit që kanë ndodhur në Shqipëri që është një sinjal shumë i mirë për hir të së vërtetës, për shkak të sigurisë, është një sinjal shumë i mirë për të rinjtë, për t rejat, për popullin shqiptar, si një mundësi për të parë që diçka do të fillojë dhe do të shkojë në vend. Është një sinjal i mirë, sepse të ndalosh sot grupe kriminale apo të zbulosh laboratore droge, të cilat në një farë mënyre kanë njollosur të ardhmen e Shqipërisë, apo emrin e Shqipërisë në hartën e Europës, është diçka që fillon ti lëvizi gjërat, por nga ana tjetër skepticizmi, jo vetëm i klasës politike, por edhe skepticizmi i njerëzve është se sa e qëndrueshme do të jenë institucionet e drejtësisë, për të përballuar presionet e këtyre grupeve dhe bandave kriminale, të cilat janë arrestuar.
Janë arrestuar me ndihmën e partnerëve ndërkombëtarë, bashkë me strukturat e policisë shqiptare dhe përfitoj nga rasti për të falenderuar të gjithë ata individë, apo segmente, apo struktura të përfshira në këtë aksion kundër grupeve kriminale, por nga ana tjetër i bëj thirrje të gjithave atyre institucioneve, të cilët sot kanë në dorë lirimin ose ndalimin e tyre, që të jenë shumë të kujdesshëm që këtë aksion të ndërkombëtarëve në bashkëpunim edhe me Policinë e Shtetit, të mos ta dështojnë, të mos ta dekonspirojnë, por të ecin përpara.
Nga ajo që ne dëgjojmë në korridoret e politikës, thashethemet e saj, ka akoma shumë të përfshirë, njerëz që janë të lidhur drejtpërdrejt me kryeministrin shqiptar, individë, kryetar bashkish apo deputetë, të cilët lidhjet e tyre me krimin janë shumë prezente.
Pra doli që fjalët e opozitës, të cilët e ngrenë me zë të lartë për përfshirjen e segmenteve të shtetit, të policisë, të politikës të përfshira me bandën dhe krimin e organizuar, të përfshira me trafikun e drogës dhe jo me trafikun e drogës të kanabisit, por me një trafik droge shumë të rëndë, të cilët rrënjët e tyre janë shumë më të thella, shumë më të errëta dhe shumë më të rrezikshme se sa fushat me kanabis që kanë mbjellë nëpër Shqipëri.
Pra dolën që fjalët e opozitës dhe deklaratat e opozitës ishin të vërteta, por kjo nuk do të thotë që ne na kënaq, kjo ne na mërzit, na shqetëson sepse çdo ditë edhe më shumë mundësitë për të rinjtë bëhen sa më të pakta për shkak të krimit që ka kapur çdo segment, vetëm sa ka filluar historia, por akoma më tej do të vazhdojë, sepse akoma dhe më e thellë është, sepse në këto vite që Edi Rama qeverisi, instalimin e bandave dhe krimit të organizuar e nguliti aq thelle saqë është shumë e vështirë për ta çrrënjosur, sepse është shumë e vështirë sot për të gjetur punë në administratën shtetërore, por është shumë më e kollajtë për të gjetur punë dhe për t’u bërë shërbëtor i bandave të krimit, është shumë e vështirë për një polic, i cili sakrifikon jetën e tij për të ushqyer fëmijët me një rrogë minimale, por është shumë e kollajshme që një polic të shitet tek bandat dhe krimi i organizuar sepse ka 10-fishin e pagesës së rrogës së një polici dhe si mund të luftojë policia e shtetit krimin e organizuar, bandat dhe kriminelët kur paratë që vijnë nga droga dhe trafiku shkojnë të gjitha në funksion të blerjes dhe kapjes së institucioneve të shtetit.
Po të bëjmë një hartë të bandave dhe të të arrestuarve do të shikojmë që njerëzit që janë arrestuar sot, që janë të ndaluar nga policia në bashkëpunim me partnerët e huaj janë banda kryesore që kanë organizuar të gjithë shitblerjen e votës apo të intimidimit dhe kërcënimin e votuesve dhe kjo është mëse e qartë, por ajo ç’ka duam të themi ne është që ne nuk mund të rrimë dhe të presim se si do reagojë policia apo si do reagojë Edi Rama.
Ne na duhet të organizohemi vetë në mënyrë të tillë që të mos krijojmë asnjë lloj dyshimi apo iluzioni që bandat dhe kriminelët do drejtojnë jetën politike të shqiptarëve, por jo vetëm jetën politike të shqiptarëve por edhe atë ekonomike. Prandaj përfshirja e të rinjve në politikë është shumë e domosdoshme sepse vetëm një i ri dhe një e re kanë për të ecur përpara. Ne që jemi marrë për një kohë të gjatë në politikë, po e fus bashkë edhe veten me profesorin, nuk i mbetet hatri profesorit, jemi pak mund të themi edhe më politikanë por edhe më të qetë.
Nganjëherë qetësia jonë edhe dashuria jonë nuk na krijuar efekte shumë të mira, qetësia dhe dashuria jonë u dha mundësi atyre që abuzuan me tolerancën e Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe sot kemi të instaluar segmente të krimit të organizuar në shtet, që drejtojnë dhe menaxhojnë të gjithë buxhetin e shtetit apo edhe vendimmarrjen e qeverisë shqiptare.
Prandaj, ne kërkojmë të rinj me të cilët me pasion, me entuziazëm dhe dëshirën e tyre duan të luftojnë dhe ndërtojnë vendin e tyre. Pse e them këtë, e them sepse dëshira dhe entuziazmi i një të riu mund t’i dali përballë dhe të sfidojë çdolloj force dhe çdolloj arrogance dhe mungesën e arsyes të kujtdo qoftë, qoftë ky Edi Rama, qoftë ky edhe Edi Rama i grupeve të krimit të organizuar, e them këtë me bindje sepse vetëm përballë të të rinjve, përballë shpresës dhe dëshirës për të ndryshuar realitetin nuk mund t’i bëjnë rezistencë absolutisht asnjëri.
E kam besimin dhe kam besuar gjithnjë tek të rinjtë dhe do të besoj gjithmonë tek të rinjtë, pse besoj tek të rinjtë, sepse edhe unë kur kam qenë e re kam qenë e papërballueshme për të realizuar ato objektiva dhe për të realizuar ato qëllime që kishin të bënin me strukturën e Forumit Rinor EuroSocialist Shqiptar, ndërmjet forcës dhe energjisë së të rinjve ne ndryshuam Partinë Socialiste nga një parti ish-komuniste, e cila kishte drejtuar në diktaturë për 50 vjet shqiptarët e rikthyem dhe e sollëm në pushtet, duke sjellë një metodë dhe mentalitet të ri. Por duke shkatërruar atë forum rinor eurosocialist, ne sot kemi nga një parti socialiste e cila solli dhe emancipoi jetën politike shqiptare në vitin ’97, është kthyer në një sekt kriminal dhe vetëm Parti Socialiste nuk është. Prandaj dhe besojmë se duke pasur një strukturë rinore të fortë, të fuqishme, energjike, brenda radhëve të LSI-së, jam e bindur që vazhdimësia dhe historia e LSI- së do të jetë shumë e gjatë. Përveç se do të jetë shumë e gjatë do të jetë jashtëzakonisht një histori e pasur, me njerëz të rinj, me njerëz që sjellin zhvillim dhe me njerëz që duan të ndryshojnë jo vetëm qytetin e Vlorës por edhe Shqipërinë.
Duke ju falenderuar, do t’iu bëja edhe një kërkesë. Krijoni strukturat jo vetëm nëpër gjimnaze dhe nëpër universitete, por krijoni strukturat tuaja në çdo lagje dhe çdo rrugicë. Vetëm në këtë mënyrë ju do të zgjeron radhët tuaja, do të krijoni një shoqëri të fortë, por mbi të gjitha do t’i jepni fytyrën e merituar Vlorës. Asaj Vlore që të gjithë ne jo vetëm e kemi lexuar nëpër libra, jo vetëm e kemi parë nëpër dokumentarë që është qytet i mrekullueshëm, por duhet t’i kthejmë fytyrën Vlorës historike, asaj Vlore të cilës i ngriti flamurin Shqipërisë dhe i dhashë pavarësinë. Vlora heroike duhet të jetë heroike edhe për ta pastruar njëherë e mirë këtë vend nga krimi, nga droga dhe nga fatkeqësia. Unë ju uroj gjithë të mirat. Zoti ju ruajtë ju dhe familjet tuaja dhe ju dhëntë forcën për të punuar sa më shumë sepse çdo angazhim i juaji do të jetë shumë i rëndësishëm edhe për LSI-në.