Zbulohet komploti për arrestimin e Stresit, i futën armën në dollap, sa hyri fansja për foto, mësyu policia!

Sali Lushnja, babai i reperit të njohur Stresi, ka treguar në një intervistë se si qendron e vërteta lidhur me arrestimin e të birit të tij, gjetjen e drogës dhe armës dhe praninë në dhomë të një vajzë 20-vjeçare. Të gjitha këto ai i konsideron një komplot “si në kohën e Enver Hoxhës”, ndodhur si rastësish vetëm një ditë pasi ai paditi Taulant Ballën, krahun e djathtë të kryeministrit Edi Rama.
Në një intervistë për emision “SevenBizz” të Kosovës, Sali Lushaj shpreh falenderimin për interesimin për të mësuar të vërtetën e arrestimit të Stresit.
“Unë e kaloj me forcë, – u shpreh ai, – sepse kam mbëhstetjen e të gjithë miqve, shokëve kujto që e njeh Stresin, nga Kosova, Maqedonia që e dinë se si qëndron e vërteta. Një ditë më parë unë denoncova, i ngrita një padi Taulant Ballës, krahut të djathtë të Edi Ramës dhe këta – nuk kaluan as 24 orë dhe bënë një komplot si në kohën e Enver Hoxhës – se s’kishin çfarë të më bënin mua.
Ai shkoi në hotel për të fjetur gjumë. Kishte zënë një dhomë tjetër, i ndërruan dhomën. Shkuan futën armën e mbështjellë me peshqir dhe e lanë në dollap. Ai ka fjetur gjithmonë në dhomën numër 3, ata i sugjeruan një dhomë tjetër…
Në momentin që një fanse ka thënë dua të bëj një fotografi, as dy minuta, ka hyrë Policia!
Vajza ka qenë e ulur në karrige dhe në atë moment ka ndërhyrë Policia:
Kontroll! Kontroll! Çfarë ke për të dekalruar? Stresi: Asgjë. Në atë moment kanë shkuar tek dollapi: Po kjo?! Stresi iu përgjigj: Atë merreni me vete!

Artikulli paraprakNew York Times: Rama asnjë shpjegim për dorëheqjen, Xhafaj pritet të lëshojë një deklaratë
Artikulli tjetërU dorëhoq apo u shkarkua?! Reagon për herë të parë Xhafaj