Punonjësi i Kryeministrisë zbulon skandalin e ministrit të ri të Ramës

Ish-Kryeministri Berisha ka hapur ‘dosjen’ për ministrin e ri të Brendshëm, Sandër Lleshi, i cili zëvendësoi  pas dorëheqjes, Fatmir Xhafajn.
Përmes një postimi në ‘Facebook’ Berisha shkruan se, Lleshi merrte dy rroga shtetërore. Ka qenë një punonjës iKryeministrisë  ai që i shkruan Berishës se, Lleshi ka qenë i vetmi që merrte dy rroga çdo muaj, një nga ministria e Mbrojtjes dhe tjetra nga Kryeministria.
Postimi i ish-Kryeministrit Berisha
Ministri i ri i Brendshem, gjeneral me dy rroga shteterore! sb “Miremengjes Dr, jam punonjes ne kryeministri. Desha t’ju informoj per nje skandal te Sander Lleshit. Ky ishte punonjesi i vetem qe merrte 2 rroga shteterore çdo muaj, nje rroge e merrte te ministria mbrojtjes kurse rrogen tjeter e merrte si keshilltar i KM dhe parate e marra ne abuzim te plote nuk i ktheu ndonjehere perkundrazi kishte hallin qe te mos paguante dy here sigurimet shoqerore. Pra ky njeri tani qe behet minister, sa rroga do te marre??!”

Artikulli paraprakVendi, plotësisht në dëshpërim dhe pa shpresë nga pisanjosët e qeverisë
Artikulli tjetërPas “Xhuxhit” del në skenë edhe “Rrumi”