Bllofi i policisë me drogën në Has, lirohet 68-vjeçari invalid i arrestuar (Fotot)

Gjykata e Apelit në Tiranë lë të lirë 68-vjeçarin Sabri Haka mbi të cilin rëndonte akuza e ‘trafikimit të lëndëve narkotike’. Lirimi i tij erdhi pas investigimit të emisionit ‘Boom’.
Arrestimi dhe masa e sigurisë me 45 ditë burg për invalidin nga Nikla u bë me pretendimin se te shtëpia, të cilën e ka braktisur para 20 vitesh është gjetur një sasi lënde narkotike. Djali i të moshuarit solli fakte se kjo shtëpi e braktisur pa dyer e pa dritare nuk ishte në pronësi të tyre por rezultonte tokë shtet.
Dëshmi të rreme u dokumentuan gjatë procesit gjyqësor në Krujë ku në vendimin e gjykatës thuhej se, avokati ishte dakord për sa i takon vlerësimit të ligjshëm të arrestit në flagrance të klientit, ndërsa avokati e mohoi këtë fakt pasi 68-vjeçari është marrë në ambientet e shtëpisë se tij jo në vendngjarje.
Edhe pse prokurori e etiketon median si ‘llumi i kazanit”, faktet ishin më kokëforta se arroganca e prokurorit të çështjes dhe për këtë arsye Gjykata e Apelit ne Tiranë la të lire të moshuarin nga Nikla.
68-vjeçari invalid u kthye pranë familjes, ku e prisnin me krahë hapur plot 10 nipër e mbesa.

1 21

3 12

5 3

6

Artikulli paraprakBllofi i Tahirit me dokumentin e dorëzuar në Prokurori, reagon Berisha
Artikulli tjetërI shkarkuar dhe tradhëtuar nga të gjithë, Lopetegui u ngushëllua vetëm nga 3 futbollistë të Realit