Tashmë është i njohur fakti se me abonetë e linjave të transportit publik në Tiranë bëhen abuzime, të tilla si çmimet e biletave, shitja e aboneve nëpër tregje të paautorizuara etj, dhe këtë gjë e vuajnë çdo ditë qytetarët të cilët e përdorin këtë lloj transoprti.
Një shqetësim të tillë duket që e ka adresuar një qytetar tek ish-Kryeministri Berisha i cili e ka bërë publik në rrjetin e tij social Facebook abuzimin e me abonetë e studentit, te cilat po shiten me gati dyfishin e çmimit real.
Në mesazhin që publikon Berisha, qytetari denoncon shitjen e aboneve të studentit nëpër kioskat e licencuara nga Bashkia Tiranë me një çmim prej 1000 lekësh të reja kur ajo realisht ka një çmim prej 600 lekësh.
Postimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha
Edhe studentet vidhen nga Lal Plehu!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb
Z. Berisha 1 abone studenti qe kushton 600 po shitet neper kioskat e pepsit me 1000 ne treg te zi e studentet e vertet nuk kan mundesi me i gjet me i ble se ky plehu i bashkis duan pjesen edhe ketu tek aboneja !!!!! vjedhje je vjedhje haptazi!!!! fl