Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Shkodër, ku automjetit të një punonjësi të Tatimeve i është vendosur granatë. Bëhet e ditur se granata është vendosur në mjetin e punonjësit të Tatimeve, Nehat Zaganjori. Policia nuk ka dhënë ende asnjë njftim.
Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Ura Dervishbeg.
Fatmirësisht granata e vendosur në mjetin tip ‘Benz’ nuk ka shpërthyer. Aktualisht në vendin e ngjarjes ndodhen forca të policisë.
Grupi hetimor nga të dhënat e para ka dyshime se sinjali kërcënues ndaj punonjësit të Tatimeve është për shkak të detyrës.