Largimi i Xhafës, Berisha: Ekziston një video e Dakos me Olsi Ramën

Ish-Kryeministri Sali Berisha, ka komentuar dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.
Berisha nga studio e emisionit “Debati” është shprehur se Xhafaj iku sepse kërkonte të arrestonte kreun e Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dakon.
Ndër të tjera ish-kryeministri ka thënë se ekziston një video e Dakos, së bashku me Olsi Ramën, vëllain e kryeministrit, për të cilën tha se opozita nuk e zotëron momentalisht.
“Marrëdhëniet brenda shpellës së tyre ishin rivalizuese. Xhafaj iku se kërkonte të arrestonte Gjushin. Për Gjushin flitet se ekziston një video bashkë me Olsin. Për momentin opozita nuk e disponon këtë video”, tha Berisha.
Ish-kreu i qeverisë S, e ka cilësuar kryeministrin Edi Rama si një piktor të dështuar. Gjatë përballjes me gazetarët në emisionin “Debat” në Channel One, ish-kryeministri ka thënë se e kanë informuar që Rama librin ‘Kurban’ e ka të kopjuar.
Sipas tij ekspertë të stilit dhe të frazës kanë dalë në përfundimin se ‘Kurbani’ i Edi Ramës është i shkruar me stilin e Ardian Klosit, i cili ka qenë një nga miqtë e ngushtë të kryeministrit.
‘Edhe kurbanin më kanë thënë që e ka të kopjuar. Lexo vetëm pak frazën e Ardian Klosit. Meri të dy librat veri në tavolinë. Nuk kam lexuar asnjërin as tjetrin, por ekspertë të stilit dhe të frazës më thonë se është identik’, tha Berisha.

Artikulli paraprakTahiri nuk e mohon se i la skafin e tij kreut të grupit të drogës
Artikulli tjetërGazetarja: Një dokument i ri ka ardhur nga Bari, Tahiri nxihet në studio