Në gjithë historinë e kronikës për Saimir Tahirin, ku ka kanabizim, trafik droge, grupe kriminale, policë të aratisur etj etj, Mustafa Nano gjeti tek ish ministri një detaj për ta lavdëruar, gadishmërinë e tij për të dalë para gazetarëve që Nano i quajti “armiq” të tij.
Kaq u desh që Basir Çollaku t’i kthehej flakë për flakë duke i kërkuar të ruante etikën. Por ndryshe sa ka bërë në disa përballje të tjera Nano është përmbajtur dhe nuk ka shpërthyer, shkruan Lapsi.al. Ndoshta duke parë se Basir Çollaku e kishte marrë parasysh që kur e kundërshtoi Muç Nanon, t’i shkonte deri në fund sherrit.
Basir Çollaku: Kë quan armik ti? Ç’i ke këto brockulla?
Muç Nano: O Basir, ti je në studio përballë meje…
Basir Çollaku: Hë çfarë pastaj? Kujt i thua armik?! Ruaj etikën, se nuk je mësuar të ruash etikën!
Muç Nano: O Fevzi, këtë hipokrizi të jetës shqiptare nuk e kuptoj, dhe thonë nuk jemi armiq. Mua po të më nxjerrësh përballë Berishës, unë armik e kam.
Basir Çollaku: Ti e ke mik, ke qenë ambasador.
Muç Nano: Kurba ime më e ulët televizive është kur jam përballë Basirit dhe Klodi Lalës
Klodi Lala: Meqë e ke kurbën e ulët, po ta ngremë kurbën.
Muç Nano: Po nuk ngrihet moj, mjafton prania juaj dhe nuk ngrihet!