E përditshmja gjermane, “Der Spiegel” ka zbuluar një skandal të bujshëm që tregon se ish-presidenti i UEFA-s Michel Platini dhe Gianni Infantino që ka qenë sekretar i përgjithshëm atë kohë kanë ndihmuar në mënyrë sistematike PSG-në dhe Manchester City që të shmangin dënimet për shkelje të “Fair Play” financiar.
“Der Spiegel” gjithashtu raporton se këto dy klube kanë thyer rregullisht e rregullat e parashikuara të lojës për disa vite me radhë, por janë mbrojtur sistematikisht nga krerët më të lartë të qeverisë botërore të futbollit.
Këto veprime janë të pafalshme nëse pikasen nga autoritetet përgjegjëse, por duket se UEFA asokohe nuk i kanë sanksionuar aspak klubet respektive ose për t’i përjashtuar nga Champions League, siç kishin bërë Malaga-n dhe me disa klube të tjera, shkruan SportPlus.
Mësohet se Infantino është takuar me presidentin e PSG-së Nasser Al Khelaifi dhe krahu i tij i djathtë, Jean-Claude Blanc gjithashtu dhe me drejtuesit e Manchester City për të fshehur rastet e këtij skandali.
Gjithashtu, sipas këtij burimi, qeveria e Katarit ka injektuar më shumë se 1.8 miliardë euro klubin francez përgjatë shtatë viteve, teksa kjo është e ndalur absolutisht nga ‘Financial Fair Play’.
Ky informacion i ri, siç njoftohet nga media të tilla si “Der Spiegel” në Gjermani ose “Mediapart” në Francë, do të ketë zhvillime të reja në javët e ardhshme, teksa në këtë skandal dyshohet se është i përfshirë edhe ish-presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy.