Basha tregon nenin e parë të ligjit: Si do sekuestrohen pasuritë e oligarkëve nga koncesionet

Kryetari i opozitës, Basha deklaroi sonte në një intervistë në “Zonë e lirë” detajet e ligjit Antimafia që do të çojë drejt sekuestrimit të pasurive të oligarkëve që kanë përfituar përmes koncesioneve korruptive të kreut të qeverisë. Basha tha se neni i parë i këtij ligji do të fusë në skaner të gjitha koncesionet dhe pasuritë e atij grupi oligarkësh që kanë përfituar nga koncesionet korruptive. “Të gjitha do të futen në skaner dhe do të hetohet çdo transaksion financiar. Problemet që do të konstatohen nga këto transaksione do të çojnë direkt në sekestro të atyre pasurive që vendosura në mënyrë të padrejtë”, tha Basha.
I pyetur në “Zonë e lirë” nga Arjan Çani se përse nuk i kthentë përgjigje të fortë Dakos me të njëjtën gjuhë, Basha tha se kjo do t’i bënte nder vetëm Ramës dh jo publikut pasi do të zhvendosej debati nga thelbi i vërtetë dhe se përbaltja e tjetrit është edhe e trashëguar nga sistemi komunist .
“Nëse i kthej të njëjtën përgjigje i bëj shërbim Edi Ramës se ai këtë do, baltë njëri baltë tjetri”, tha Basha ndër të tjera.
Basha tha se do ta shkërmoqte malvitën që sipas tij është në pushtet.
“Gjëja e parë që duhet të bëjmë është të ndajmë politikën nga krimi, njëra është që po ndjekim ne, e denoncimit, deri sat ë shkojmë tek Edi Rama dhe rruga e tjetër është ajo që kemi propozuar vetingu i politikanëve. Vetingu i politikanëve do të largojë pikërishte këta politikanë të lidhur me krimin”, tha Basha, duke shtuar “Malavitën do ta shkërmoqim”.

Thirrje socialistëve: Reagoni para se bandat e Rilindjes të zhdukin përgjithmonë PS-në
Kreu i opozitës Lulzim Basha, ka deklaruar se Shqipëria është marrë peng nga Rilindja, shkruan Syri.net.
I ftuar në emisioni ‘Zonë e Lirë’, Basha u ka bërë thirrje socialistëve që edhe ata ti bashkohen opozitës dhe shqiptarëve të ndershëm që të shpëtojnë Shqipërinë, por edhe PS-në e marrë penga nga bandat.
‘Kjo e keqe bie sepse sot përfaqësohet nga një grup i vogël njerëzish. Janë shumë pak dhe janë kundër shumicës së shqiptarëve. Më ke dëgjuar të flas për organizatën kriminale të Rilindjes, e kam fjalën për këtë grup që ka kapur parinë Socialiste, dhe nëse nuk reagojnë socialistët atëherë ata do ta marrin përgjithmonë PS-në’, deklaroi Basha.
Kreu i opozitës Lulzim Basha ka komentuar për situatën politike në vend. I pyetur nga moderatori Arian Çani se cila është ‘qeveria hije’ brenda PD-së Basha tha:
Nuk ka mjegull, por nuk ka asnjë strategji. Dujke ju referuar kulturës time perëndimore unë mendoj se individi nuk promovohet nga lideri por nga puna. Nëse publiku vëren të shquajë qeverinë hije kjo është në dorë të tyre. Në PD ka një grup të madh që janë angazhuar në luftën kundër padrejtësive. Kemi një përplasje mes dy botësh të ndryshme, të një politikani racional që bën gjithçka për një produkt falso siç është Dako, Balla Roshi, dhe një tjetër politikan që mbështet promovimin përmes vlerave. Unë në PD i trajtoj të gjithë si të barabartë.

 

Artikulli paraprakPlas skandali! Platini dhe nfantino fshehën mashtrimin e PSG dhe Manchester City
Artikulli tjetërNjë ditë në “Aushvicin” shqiptar ku vdiqën qindra foshnja!