Pas studentëve, edhe banorërt e Sukthit në protestë për plehrat e Dakos: Po na sëmuren fëmijët!

”Po na sëmuren fëmijët”, kjo është thirrja që banorët e Sukthit kanë bërë gjatë ditës së sotme drejtuar kreut të bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako.
Ata kanë dalë sot në protestë për shkak të një shqetësim jetik, që është djegia e mbeturinave pranë zonave të banuara.
Banorët thonë se për shkak të djegies së vazhdueshme të mbetjeve fëmijët e tyre janë duke u sëmurur dhe apeli i tyre i drejtohet kryesisht Ministrisë së Mjedisit.
“Kërkojmë zgjidhje të djegies së mbeturinave, po na sëmuren fëmijët, kjo situatë vijon prej ditësh”, shprehen banorët për Fax News. Në shenjë të protestës së tyre banorët kanë tentuar të bllokojnë rrugën për disa minuta.
Më tej protesta u zhvendos nga rruga, në vendgrumbullimin e mbetjeve urbane. Jo më larg se dje një tjetër protestë u zhvillua në Durrës për shkak të djegies së mbetjeve, iniciatorë të së cilës ishin studentët e Universitetit të Durrësit.
Shqetësimi i tyre lidhej me djegien e plehrave në një tjetër zonë të qytetit bregdetar, siç është ajo e Porto-Romanos, që edhe sipas vetë Bashkisë është në një situatë emergjente, ku u premtua dhe zgjidhja me përparësi e saj.

Artikulli paraprakGazeta e madhe franceze: Edhe mafia shqiptare kërkon anëtarësimin në BE
Artikulli tjetërBasha me fermerët e Devollit: Po arrijmë në nivele afrikane, të largojmë banditët nga qeveria!