Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi ka mbërritur para pak minutash në ambientet e Presidencës, për të takuar Ilir Metën. Ky takim mes të dyve vjen një ditë pas takimit mes presidentit dhe kryeministrit Rama për rreth 60 minutash, ku është diskutuar lidhur me mosdekretimin e Sandër Lleshit në krye të Ministrisë së Brendshme.
Takimi po zhvillohet me kërkesë të kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi.
Në fokus të takimit është ngërçi institucional ku ka ngecur mazhoranca e Edi Ramës, pas vendimit të Presidentit Ilir Meta për të mos dekretuar Sandër Lleshin ministër të Brendshëm.
Ndërkohë, ish-Kryeministri Berisha ironizoi dje vizitën e kryeministrit Edi Rama në Presidencë, një ditë pas vendimit të Ilir Metës pas mosdekretimit të Sandër Lleshit.
Berisha shkruan se Rama shkoi si i fortë në presidencë, por kur doli jo vetëm që e kishte harruar Sandër Leshin, por ishte kokulur dhe i penduar.
Postimi i Berishës në Facebook
Ngjarje Dite:
Kallam Dështaku në Presidence!
Shkoi si trimosh me bisht nën shalë.
Qëndroi aty dy orë.
Aty jo që harroi Sandrin por doli si pentito, shqip si i dhj…!
Siçilistë, ju rroftë timonieri, shahisti i madh Kallam Dështaku!! sb