Efektet anësore të antibiotikëve që mjekët nuk i tregojnë

Përgjithësisht, efektet anësore më të zakonshme të antibiotikëve janë përzierja dhe diarreja. Por s’janë të vetmet!
Në persona të caktuar, antibiotikët mund të shkaktojnë probleme serioze, nisur nga lloji i tyre apo rezistenca trupore.
Infeksione kërpudhore
Antibiotikët ndryshojnë habitatin bakterial të trupave tanë, ndaj detyrimisht prekemi më lehtë nga infeksionet kërpudhore, të cilat shfaqen në gojë, lëkurë apo te thonjtë. Si duhet të veproni?
Nëse do të ndiqni një trajtim të gjatë, e mira është të merrni njëkohësisht edhe ilaçe anti-kërpudhore.
Zverdhje dhëmbësh
Tetraciklina mund të çojë në zverdhjen e dhëmbëve te fëmijët nën moshën 8- vjeçare. Nëse nëna është shtatzënë dhe pi barna që në përbërje kanë tetraciklinën, fëmija mund të shfaqë probleme me smaltin. Ç’mund të bëni ju për ta ndaluar këtë?
Kohët e fundit shkencëtarët kanë zbuluar se antibiotiku modern doxycycline nuk shkakton ngjyrosje të dhëmbëve dhe nuk shfaq asnjë pasojë. Natyrisht, do ta merrni vetëm në rast se mjeku jua sugjeron.
Ethe
Mund të ndodhë që prej trajtimit me antibiotikë të keni ethe dhe temperaturë. Përgjithësisht kjo ndodh nga β-lactam antibiotics, cephalexin, minocycline dhe sulfonamide.
Si sugjerohet të veprohet? Supozohet që ethet të kalojnë në pak minuta. Nëse jo, konsultohuni me mjekun tuaj.
Alergji
Një nga reagimet më të rrezikshme të trupit ndaj antibiotikëve është reaksioni alergjik. Në këtë rast, personi mund të ketë skuqje të lëkurës, qepalla të ënjtura, buzët dhe gjuhën po ashtu, dhe në rastin më ekstrem, fryrje të fytit.
Gjithashtu antibiotikë mund të shkaktojnë: ndjeshmëri ndaj diellit, probleme me zemrën, dhimbje koke, marramendje, etj.

Artikulli paraprakNjë dosje e rëndë pritet të publikohet për Sandër Lleshin?
Artikulli tjetërÇfarë di për ‘Lleshin’, ‘Presidentin’ e ‘Kryeministrin’…