Neymar u ka bërë thirrje kolegëve të tij të PSG për të luajtur kundër Napolit, sikur të ishte ndeshja e fundit e jetës. Skuadra e Thomas Tuchel krenohet me një rekord prej 100 për qind fitoresh në Ligue 1, këtë sezon, por ka treguar fytyrë tjetër në Ligën e Kampionëve.
Pasi u mposht nga Liverpool në ndeshjen hapëse të grupit dhe barazoi 2-2 në shtëpi ndaj Napolit, herën e fundit, skuadra kampione e Francës pozicionohet e treta në grupin C, në gjysmën e rrugës së kësaj faze, një pikë pas kundërshtarëve të Seria A.
Një atmosferë tipike e ndezur ka të ngjarë t’i presë ata në “Stadio San Paolo” dhe, nëpërmjet një video të postuar në kanalin e tij në YouTube, ylli i Brazilit, Neymar, lëshoi një kushtrim për skuadrën:
“Është një ndeshje shumë e vështirë, do të jetë si një finale për ne. E dimë se duhet ta fitojmë këtë ndeshje dhe shpresojmë që të kemi një lojë të mirë, për të marrë një rezultat të shkëlqyeshëm. Përsëri, ne duhet t’i qasemi Napolit sikur të ishte ndeshja e fundit e jetës sonë”.
Një fitore në Napoli do t’i vinte në një pozitë të mirë parizienët për t’u kualifikuar për 1/16 finale të Champions-it, teksa kryesuesi i grupit, Liverpool, do të përballet sonte me një transfertë të ndërlikuar në Serbi, duke luajtur kundër Crvena Zvezda.