“Komuniteti arbëresh në Kalabri është shembulli se si mikëpritja dhe integrimi janë rruga e duhur, madje ajo që unë personalisht e shoh si të vetmen rrugë që duhet përshkuar për të krijuar kushtet e paqes dhe progresit”.
Deklarata është bërë nga Presidenti i Rajonit të Kalabrisë, Mario Oliverio gjatë takimit me Presidentit Ilir Meta, i cili po zhvilloi sot një vizitë në Kalabri.
“Marrëdhëniet mes dy vendeve tona – shtoi Oliverio – kanë rrënjë të thella dhe ushqehen nga një histori miqësi. Fakti që Presidenti Meta dhe Presidenti ynë i Republikës, Sergio Mattarella do të marrin pjesë në ceremoninë e përkujtimit të vdekjes së një shqiptari të madh, Skënderbej, është për ne një nder i madh dhe kënaqësi. Këtu në Kalabri jeton prej më shumë se 600 vitesh një komunitet shqiptar që jo vetëm ka ditur sesi të integrohet, por edhe ka bashkëjetojë dhe të jap një kontribut të madh në rritjen e rajonit tonë.
Është një komunitet që për në përbën një burim, jo vetëm nga ana kulturore dhe njerëzore, por edhe për shkak të kontributit që ka dhënë dhe vazhdon të jap në terma ekonomikë, socialë dhe më lejoni të them edhe civilë dhe etikë.
Skënderbeu ka qenë një strateg i madh – përfundoi Oliverio- që ka kontribuar për mundësuar pavarësinë dhe autonominë e popullit shqiptar, por edhe për të ushqyer një kulturë dhe praktikë pavarësia dhe në vendin tonë. Mesazhi që shoqëron figurën e tij shkon përtej kufijve të Shqipërisë”.