SHBA, zgjedhjet mbyllen pa incidente

Megjithë shqetësimet lidhur me ndërhyrjen e huaj, sipas monitorëve federalë, zgjedhjet e së martës për në Kongres, nuk janë shoqëruar nga ndonjë incident.
Edhe pse votimet ende nuk kanë përfunduar, nuk është raportuar për ndonjë sulm kibernetik ndaj sistemit elektoral amerikan nga Rusia, apo aktorë të tjerë të huaj. Sipas njoftimeve, në të 170 mijë qendrat e votimit që ka vendi, nuk ka patur ndërhyrje, apo ndonjë shkelje të rëndësishme.
Në Departamentin e Sigurisë Kombëtare, zyrtarët thanë se agjencitë e zbulimit, nuk kishin vënë re ndonjë shenjë “fushate të koordinuar” për të prishur zgjedhjet e së martës. Ndërkohë, ka patur njoftime për radhë të gjata dhe mosfunksionim të makinave në disa qendra votimi në orët e para të mëngjesit, sidomos në shtetin e Xhorxhës. Lidhur me ecurinë e zgjedhjeve, mediat njoftuan gjatë gjithë ditës për rradhët e gjata dhe kohën e gjatë të pritjes së zgjedhësve për të dhënë votën. Sidomos në orët e para të mëngjesit. Qendrat e votimit u hapën që në orën 6 të mëngjesit për t’ i dhënë mundësi njerëzve të votonin, dhe të vazhdonin punën, meqenëse sot përveç që ishte ditë votimi, ishte ditë normale pune për të gjithë. Dy grupet e të drejtave të njeriut kërkuan shtyrjen e orarit të mbylljes së qendrave, për shkak të radhëve të gjata.

Artikulli paraprakZgjedhjet në SHBA, republikanët fitojnë shumicën në Senat
Artikulli tjetërKush janë dy kompanitë që Veliaj u dha 18 milionë euro për Unazën e Madhe