Mos arrestimi i Dakos, deligjitimon Prokurorinë

Partia Demokratike ka deklaruar sot se, “Dosja 339 nuk do të jetë çudia që zgjat vetëm tre ditë. Dosja është radiografia e pushtetit të lidhur me krimin, me nevojën e përbashkët për të mbijetuar në kurriz të ligjit.
Deputeti Gent Strazimiri deklaroi gjatë një conference për emdiat se, harresë për dosjen 339 nuk do të ketë dhe arrestimi i Vangjush Dakos është prova nëse në Shqipëri do të ketë apo jo drejtësi.
“Legjitimiteti i shtetit në Shqipëri është po aq solid sot sa paprekshmëria e Vangjush Dakos me bandat. Bandat kanë interes që në pushtet të jetë qeveria që i mban larg nga burgu.
Dosja 339 nuk do të mbyllet dhe as do të rrijë pezull. Zbardhja e aferave kriminale e politike të dosjes 339 është e panegociueshme dhe arrestimi i Vangjush Dakos është më shumë se kurrë domosdoshmëri”, u shpreh Strazimiri.
Deklarata e plotë e Strazimirit
Dosja “339” është radiografia e pushtetit të lidhur me krimin, pushtetit në shërbim të krimit pushtetit që këmben favore me krimin, në nevojën e përbashkët për të mbijetuar në kurriz të ligjit dhe interesit publik.
Në përgjimet e dosjes 339 është faktuar simbioza e pushtetit me krimin, përmes komunikimit sistematik me bandat të Vangjush Dakos, udhëheqësit politik të fushatës në Durrës, para, gjatë dhe pas zgjedhjeve, respektivisht për të siguruar përkrahjen e ndërsjelltë, përmes favoreve të ndërsjellta duke shprehur në fund edhe mirënjohjen e ndërsjelltë për “zgjidhjen e halleve” të ndërsjellta.
“Harresë” për dosjen 339 nuk do të ketë dhe arrestimi i Vangjush Dakos është prova nëse në Shqipëri do të ketë apo jo drejtësi, do të ketë apo jo luftë kundër krimit, do të ketë apo jo normalitet ligjor e elektoral dhe për pasojë qeveri legjitime, si në çdo shtet normal.

Legjitimiteti i qeverisjes në Shqipëri është po aq solid, sa ç’është paprekshmëria e bandave dhe banditëve si Vangjush Dako.
Legjitimiteti i qeverisjes dhe përkrahja me votë e saj në popull, është aq e vërtetë sa ç është fakti se populli detyrohet të votojë në përputhje me interesin dhe influencën e bandave, të cilat nga ana e tyre kanë interes që në pushtet të jetë qeveria që:
– i lajmëron të largohen përpara arrestimit,
– që edhe nëse aksidentalisht janë arrestuar,
– që lëshon karakteristikë “rehabilitimi” për t’i nxjerrë nga burgu,
– që mbyll njërin sy, ose të dy, kur bandat ndërtojnë pa leje, zaptojnë pa ligj, kërcënojnë hapur e bëjnë karshillëk në port, në doganë, tek tatimet, në polici e madje edhe në prokurori.
Dosja 339 nuk do të mbyllet e as do të rrijë pezull, si një çudi e radhës, me të cilën shqiptarët do të mësohen. Jo!
Zbardhja deri në fund e aferave kriminale e politike të provuara në dosjen 339 është e panegociueshme, dhe arrestimi i Vangjush Dakos si ndërlidhësi dhe “hallezgjidhësi” i bandave në këmbim të votës është hapi i parë i domosdoshëm dhe urgjent në këtë drejtim.
Çdo ditë në liri për Vangjush Dakon, do të thotë një ditë më shumë skllavëri edhe më e rëndë për shoqërinë, do të thotë paprekshmëri për bandat, do të thotë shkatërrim provash, do të thotë presion e influenca kriminale që shtohen e forcohen për t;i siguruar pandëshkueshmëri Vangjush Dakos dhe bandave.
Çdo ditë bllokim i Dosjes 339 është një provë e delegjitimimit të mëtejshëm të një prokurorie nën thundrën e një qeverie ilegjitime, që sot është në pushtet vetëm për shkak të gjushëve, anëtarë të bandave të trafikut ndërkombëtar.

Artikulli paraprakGjyqi kundër Arta Markut, Hajdarmataj kërkon përjashtimin e gjyqtarit, ja arsyet
Artikulli tjetër“85 punonjës për një president janë shumë”, Rama nis hakmarrjen ndaj Metës