Familjet shqiptare janë bërë më shumë pesimiste në vitin 2015, ndërsa optimizmi i moderuar nga komuniteti i biznesit ka mbetur i pandryshuar, sipas sondazhit të Barometrit Ballkanik të publikuar nga Këshilli për Bashkëpunim Rajonal të martën, transmeton “Syri.net”. Një një shkallë nga 0 tek 100, Shqipëria renditet e 38-a në indeksin e Ndjesisë Publike në Ballkan për vitin 2015, ku janë matur pritjet aktuale dhe të ardhshme për situatën e përgjithshme ekonomike në familje të veçanta. Rezultati u përkeqësua me 5% krahasuar me 2014, por qëndron një pikë më lart se mesatarja e 37 vendeve ku përfshihen edhe vende anëtare të BE si Kroacia dhe 4 vende kandidate, citon “Syri.net”. Papunësia dhe situata ekonomike u vlerësuan si problemet më të rëndësishme me të cilat përballet ekonomia shqiptare nga 60-69% e të anketuarve. Korrupsioni u vlerësua si një shqetësim i madh nga 35% e tyre. Ndërsa, perceptimi i biznesit ka mbetur i pandryshuar që nga 2014, duke e renditur Shqipërinë dhe Serbinë më shumë pesimiste ndërmjet 7 vendeve të SEE që përfshijnë Kroacinë, Maqedoninë, Malin e Zi, Bosnjen dhe Hercegovinën dhe Kosovën. Në shkallën nga 0 në 100, Shqipëria u rendit e 51-ta në Klimën e Biznesit në Ballkan. Pothuajse gjysma e bizneseve tha se situata e përgjithshme ekonomike u përkeqësua vitin e kaluar dhe vetëm 37% presin që të përmirësohet gjatë 12 muajve të ardhshëm. Rreth një mijë familje shqiptare dhe dyqind biznese u anketuan si pjesë e opinioneve të vitit 2016 të Barometrit të Ballkanit për popullin dhe bizneset.
Kryesore
Continue to the categoryIndeksi global/ Mosha e mesme në Shqipëri është më e palumtur!
Shqipëria ka bërë hapa para në fusha të ndryshme gjatë dekadave të fundit, por niveli i lumturisë në moshën e mesme (45-59 vjeç) ka...