Eduart Ndocaj është një tjetër deputet, i cili vendos si kusht për miratimin e Reformës në Drejtësi, konsensusin. Në deklaratën publike, Ndocaj ka reaguar si një deputet që është jashtë radhëve të qeverisë. Ai ka qenë kritik ndaj qeverisë, korrupsionit dhe krimit, gjë që i kanë sjellë atij edhe kërcënime nga titullarë të PS lokale të Lezhës. Kësaj radhe, Ndocaj është shprehur qartë se votat e tij nuk do të shkojnë për një reformë të njëanshme të qeverisë. “Reforma në Drejtësi është një proces dhe një vendim që do të prekë çdo shqiptar, të majtë, të djathtë apo edhe apolitik. Pasojat e kësaj reforme si në efektet pozitive apo edhe në ndonjë efekt anësor do të jetë të paktën edhe për 50 vitet e ardhshme pas aprovimit. Kjo reformë do të shoqërohet me ndryshimet kushtetuese. Unë nuk votoj asnjë reformë që nuk është gjithëpërfshirëse dhe konsensuale nga të gjithë! Këtë sqarim e pashë të arsyeshme ta bëj për qytetarët!”, paralajmëron “kauboji” nëpërmjet një statusi në “Facebook”. Ndërsa qeveria po numëron deputetët që të miratojë në mënyrë të njëanshme Reformën në Drejtësi gjithmonë dhe më shumë shtohen zërat kundër kësaj reforme vetëm me votat e mazhorancës. Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule, me anë të një deklarate për mediat shprehu bindjen se, kompromisi është i arritshëm edhe për pikën pa dakordësi.
Kryesore
Continue to the category“Turp për Ramën dhe Berishën”, Basha: Në Shqipëri bëjnë pazare me...
Kreu i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka reaguar ashpër pas përplasjeve mes shqiptarëve në takimin e kryeministrit në Londër. Basha ka akuzuar Edi...