Hardinaj takohet me Merkel: Gjermania mbështet fuqishëm anëtarësimin e Kosovës në Interpol

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj thotë se, Gjermania mbështet fuqishëm anëtarësimin e Kosovës në Interpol.
Në facebook, Haradinaj ka bërë publike letrën që i ka dërguar kancelarja gjermane Angela Merkel përmes ambasadorit gjerman Christian Heldt.
“Mbështetja e fuqishme e Gjermanisë mike për anëtarësimin e Kosovës në Interpol vjen në një moment kyç për konsolidimin ndërkombëtar të vendit tonë. Kancelarja Merkel vë në pah se ky akt do ta fuqizojë integrimin e Republikës së Kosovës në bashkësinë ndërkombëtare, dhe është në shërbim të përmirësimit të bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe hetimit të krimit transnacional. Thellësisht mirënjohës Kancelares Merkel dhe shtetit gjerman për mbështetjen e vazhdueshme”, shkruan Haradinaj në Facebook.

45864747 966935440097537 1068046452552368128 n

letra ne shqip1541765104

Artikulli paraprakBasha bashkohet me banorët e Unazës së Re (Video)
Artikulli tjetërHoeness: “Çmenduri financiare bëj vetëm për një lojtar”