Rudina Hajdari fjalim në Parlamentin Britanik: Gratë dhe vajzat nuk duhet të mbeten peng…

Deputetja e Partisë Demokratike, Rudina Hajdari ka mbajtur një fjalë në Parlamentin Britanik.
Duke shkruar në faqen e saj në Facebook, Hajdari shprehet se është nder e privilegj që përfaqëson Shqipërinë.
Postimi i deputetes së PD, Rudina Hajdari
Moment shumë i veçantë në jetën time të flas në Parlamentin Britanik, aty ku shumë nga liderat botëror, por edhe idhuj politikë, si Winston & Thatcher kanë mbajtur fjalimet e tyre, duke ndryshuar kursin e historisë botërore.
Një privilegj dhe nder të përfaqësoj Shqipërinë dhe uroj që nëpërmjet prezencës dhe zërit tim, të rinjtë shqiptar të aktivizohen dhe të bëhen pjesë e politikë-bërjes.
Në fjalën time theksova se gratë dhe vajzat nuk duhet të mbeten peng e kuotave, apo të shihen thjesht si numra, por duhet t’u ofrohen mundësi të barabarta ku të kenë hapësirë të zhvillojnë potencialin e tyre në shoqëri.

Artikulli paraprakBasha: Asnjë investitor serioz nuk mund të japë paratë e veta në një vend ku nuk ka zbatim të ligjit
Artikulli tjetërBerisha: “Rama, në gjendjen e një grushti shteti”!