Fatmir Hodaj, kryetar i njësise administrative Kot në Bashkinë Selenice u vra pasditen e djeshme për motive banale. Motivi i konflikti që solli humbjen e jetës për Hodaj mësohet të ketë qenë nje konflikt i momentit i ndodhur gjatë momenteve që dy personat kanë qenë duke konsumuar kafe bashkë.
Ditën e sotme në familjen Hodaj, janë bashkuar për të percjellë në banesen e fundit 64 vjeçarin, autoritete vendore, të aferm të njohur gjithashtu dhe drejtues të Partisë Demokratike të Selenicës dhe të Vlorës.
Po gjithashtu, gjatë oreve të para të ditës, mësohet se kryeministri Rama, në orën 8 deri në 10:00 ka zhvilluar një takim në një familje të njësisë administrative Kot.
Edi Rama ka qenë ditën e sotme në familjen e Niko Ahmataj nga fshati Vajzë. Për t’u komunikuar familjes lidhjen e energjisë elektrike dhe disa sherbimë që familja ka përfituar në emër të kryeministrit.
Nga bashkia Selenicë, të kontaktuar nësë Rama do të zhvillonte ndonjë takim me këta të fundit, apo nëse prezenca në njësinë adminiatrative, ku një ditë më parëu vra kreu i njesisë, lidhej me ndonjë vizite në familjen e viktimës, nga bashkia është bërë me dije se kryeministri edhe pse ka kaluar para vendit ku ndodhi vrasja dhe shtëpise, ku janë hapur dyert è morti, nuk është ndalur tek këta të fundit.
Si ndodhi ngjarja e rëndë
Ngjarja e rëndë ndodhi dje në orën 14:55, në një lokal në fshatin Kotë. Viktima dhe autori kanë qenë të dy në lokalin e fshatit, ndërsa mes tyre papritur nisi një debat, që degjeneroi deri në përdorimin e armës. Mësohet se pas konfliktit Admir Delaj ka shkruar në banesën e tij dhe prej aty ka marrë armën e gjahut dhe më pas është rikthyer në lokal.
Ai ka qëlluar 64-vjeçarin Hodaj, duke lënë të vdekur në vend. Fill pas krimit, Delaj është arratisur nga vendi i ngjarjes, ndërsa është arrestuar pak kohë më vonë. Po ashtu në cilësinë e provës materiale është sekuestruar edhe arma e krimit.
Ndërkohë, autori i vrasjes e ka parnuar krimin dhe ka deklaruar para policisë se ka patur konflikte me viktimën. “Kam pasur konflikt më parë për pronën me Fatmir Hodajn”. Kështu deklaron një ditë pas vrasjes së kreut të njësisë administrative së Selenicës Fatmir Hodaj, autori i dyshuar i ngjarjes, Admir Delaj.
Autori ka pranuar krimin para oficerëve të policisë. Ai tha se, dje kishte qenë i ulur në një lokal para pak ngjarjes me viktimën.
“Ishim në dy tavolina të ndryshme dhe filluam të bënim fjalë. Në lokal filluam t’i hedhim fjalë njëri-tjetrit”, tha ai.