Banorët e Astirit përplasen me policinë para Bashkisë: “Mos na provokoni, pse s’keni ardhur me na mbrojtë?!”

Ka nisur protesta e banorëve të Astirit përpara ambienteve të Bashkisë së Tiranës, kundër prishjes së shtëpive të tyre, në kuadër të projektit për ndërtimin e Unazës së Madhe në kryeqytet.
Para Bashkisë ata kanë pasur një debat dhe me punonjësit e policisë, për shkak se këta të fundit janë shprehur se protesta e tyre po zhvillohet pa leje.
”Po na provokoni, pse s’keni ardhur me na mbrojtë po na latë atje duke u përballur vetë me drejtuesit e mjeteve?! Qëkur duhet leje me mbrojtur pronën tonë”, kanë qenë disa nga thirrjet e banorëve.
Në protestat e zhvilluara më herët banorët kanë bllokuar qarkullimin e mjeteve pranë shtëpive të tyre, ndërsa sot e kanë zhvendosur revoltën e tyre, përpara një prej institucioneve që është përgjegjeëse për një zgjidhje ndaj tyre, Bashkisë së Tiranës.
Për dhjetë ditë me radhë, qindra banorë, mes tyre dhe fëmijë kanë dalë në rrugë në mbrojtje të pronave të tyre, duke kërkuar një zgjidhje për strehimin.
Banorët janë shprehur se ata nuk janë kundër zhvillimit të zonës, por do t’i mbrojnë me gjak banesat e tyre në rast se shteti nuk iua shpronëson me vlerën që ka sot tregu. Ata janë mbështetur së fundi në këtë protestë dhe nga deputetë të opozitës, dhe nga vetë kreu i PD-së Lulzim Basha.

protesta1

Artikulli paraprakBllokohet rruga, protestuesit rrethojnë Bashkianë: Veliaj fshihet si gratë
Artikulli tjetërProtestuesit qëllojnë me vezë zyrën e Veliajt: Dil nga zyra, o skuth!