Shqiptarët, më pesimistët në Ballkan për ekonominë dhe korrupsionin

Shqipëria dhe Serbia janë të vetmet vende në Ballkan që kanë shënuar një rënie të indeksit të besimit konsumator, në raport me një vit më parë, ndërsa popullsia e shteteve të tjera është më optimiste për të ardhmen. Indeksi i Besimit Konsumator në Shqipëri, ka parë rënie me 5 pikë krahasuar me një vit më parë, ndërsa përqindja e shqiptarëve që mendojnë se ekonomia kombëtare do jetë më mirë në 12 muajt në vijim është ulur ndjeshëm nga 39% në 27%…
Të gjitha ekonomitë e Ballkanit kanë regjistruar një rritje të Indeksit të Besimit Konsumator, me përjashtim të Shqipërisë, ku treguesi ka rënë me 5 pikë. Në një shkallë nga 0 në 100, Shqipëria shënoi 38 pikë në këtë indeks, ku maten pritshmëritë aktuale dhe ato për të ardhmen, në lidhje me gjendjen e përgjithshme ekonomike të familjeve. Rezultati u përkeqësua me 5 pikë përqindje në krahasim me një vit më parë.
Treguesi që ka shënuar rënien më të madhe në Shqipëri është ai i pritshmërive ekonomike kombëtare, ku vetëm 27% e të anketuarve mendojnë se në 12 muaj gjendja e ekonomisë do të jetë më e mirë, nga 35% në vitin 2015, duke qenë shteti i vetëm me përkeqësim në këtë tregues (në të gjitha vendet e tjera të rajonit, përqindja e atyre që mendojnë se situata ekonomike kombëtare do të përmirësohet është rritur). Ndonëse të anketuarit në Shqipëri janë përgjigjur pozitivisht për situatën e tyre personale, janë dukshëm më pesimistë për situatën ekonomike në përgjithësi. 32% e tyre mendojnë se do të jetë më e keqe, ndër përqindjet më të larta në rajon (shiko grafikun për rezultatet e Shqipërisë).
Korrupsioni është një tjetër tregues me rritje. Përqindja e të anketuarve, që e mendojnë korrupsionin si problem në ekonomi është rritur nga 15% në vitin 2015, në 35% në 2016-ën, duke qenë vendi i dytë me perceptimin më të lartë për korrupsionin pas Kosovës. Megjithatë, shqetësimi kryesor i shqiptarëve mbetet papunësia, që është vlerësuar si problemi kryesor i ekonomisë për 69% të të anketuarve, nga 65% në 2015-ën.
Ekonomitë më të mëdha vazhdojnë të jenë më pesimiste, ndërsa ekonomitë më të vogla janë duke u përmirësuar, por priten “mrekulli”, thekson raporti. Në vitin 2015, Shqipëria dhe Mali i Zi nuk kanë pasur një vit veçanërisht të mirë, edhe pse efektet në ndjesitë e konsumatorëve ishin të ndryshme: pakënaqësia e Shqipërisë dhe pesimizmi është rritur, ndërsa në Malin e Zi pritshmëritë kane mbetur relativisht pozitive.

Sondazhi, EJL me papunësi të lartë

Rezultatet e “Barometrit të Ballkanit 2016″ që ka vendosur në sitë ekzaminuese 7 mijë njerëz në Shqipëri, Bosnje-Hercegovinë, Kroaci, Malin e Zi, Kosovë, Maqedoni dhe Serbi, tregon se papunësia dhe gjendja e përgjithshme ekonomike, janë problemet kryesore të vendeve të Ballkanit.
Vendet e Ballkanit, prej vitesh janë përballur me krizën ekonomike dhe problemet e papunësisë kronike. Sipas të dhënave që zënë vend në “Barometrin e Ballkanit 2016″, këtë vit, Prodhimi i Brendshëm Bruto PBB i vendeve të Ballkanit Perëndimor, pritet të arrijë një rritje prej 1,4% deri në 3,9%. Megjithatë theksohet se kjo rritje ekonomike, nuk pritet që të ketë një ndikim të madh në përqindjen e papunësisë që vazhdon të ketë një nivel të lartë. Niveli i papunësisë në vitin 2016, parashikohet 34% në Kosovë, 27% në Maqedoni, 27,2 në Bosnje-Hercegovinë, 17% në Serbi dhe 16,8% në Shqipëri.

Rajoni, tendenca për emigrim e lartë

“Barometri i Ballkanit 2016″, tregon edhe disa të dhëna të tjera sa i përket vështirësive socio-ekonomike të vendeve të Ballkanit. Për shembull, në sondazhin publik në nivel rajonal, 23% nuk mund të paguajnë faturat, 15% nuk mund të paguajnë këstet e kredisë dhe krahas kësaj, 19% e tyre nuk e ngrohin mjaftueshëm shtëpinë gjatë muajve të dimrit. Sakaq, 43% e popullsisë bëri të ditur se kërkojnë të punojnë jashtë shtetit. Kjo tregon se tendenca për emigrim e rajonit vazhdon të jetë ende e lartë.

BE shihet si pozitive

Në vendet e Ballkanit, vijon trendi i mbështetjes ndaj procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian. 39% e populli të rajonit mendon se përfshirja në BE do të sjellë të mira, 36% mendon se as nuk do të jetë e mirë dhe as do të jetë e keqe, ndërsa 20% mendon se do të jetë e keqe. Kurse 5% që mbetet nuk ka asnjë mendim në lidhje me këtë çështje.
Sa i përket ndarjes sipas shteteve, 21% e serbëve e shohin Bashkimin Evropian si diçka të mirë. Në Shqipëri dhe në Kosovë kjo shifër raportohet më e lartë, prej 80%. Anëtarësimi në BE, në të shumtën e rasteve, shihet si benefit sa i përket lirisë së udhëtimit, mirëqenies ekonomike, si dhe për arsimin dhe punësimin brenda EU.

Metodologjia

Raporti “Barometri i Ballkanit 2016”, si pjesë e sistemit të monitorimit EJL 2020, për vendet e Ballkanit, së bashku me komponentët e tjerë të Zbatimit të Raportit Vjetor.
Sondazhet e Barometrit të Ballkanit do të kryhen çdo vit për të vlerësuar se si këto ndjenja janë ndryshuar dhe çfarë po bëhet përparim. Ky raport paraqet rezultatet e këtij studimi dhe përfshin dy komponentë kryesore, të cilat janë Barometri i Opinionit Publik – një sondazh i opinionit publik të Europës Juglindore (SEE) qytetarët dhe barometri Biznes Opinion – një studim të ndjenjave të biznesit. Raporti ofron të dhëna dhe analiza mbi tema të ndryshme të mbuluara nga pesë shtyllat e Strategjisë EJL-së 2020, duke përfshirë jetën/kënaqësinë e biznesit, vlerësimin e tendencave të përgjithshme dhe qëndrimeve të integrimit në BE dhe bashkëpunimi rajonal.
Sondazhet u kryen ballë për ballë me 1000 të anketuarve për çdo ekonomi, në total 7000 të anketuarit për hulumtimin e opinionit publik të moshës 18 vjeç dhe më të vjetër, dhe për sondazhin e Opinionit të Biznesit 200 kompanive për çdo ekonomi e madhësi të ndryshme dhe fusha të ndryshme të biznesit, të cilat nuk janë shumicë në pronësi nga shteti ose qeveria.

Artikulli paraprakStainmajer: Europa e rrezikuar nga ndarjet e reja
Artikulli tjetërPse SHBA-së dhe BE-së i intereson korridori jugor i gazit