I kuqi ndaj Higuain, zbulohet fjalia që arbitri nuk toleroi!

Ka kërkuar falje, zyrtarisht në faqen zyrtare në profilin Instagram, por sidomos menjëherë pas ndeshjes Milan-Juventus 0-2, në dhomat e zhveshjes, ku ka shkuar të takojë arbitrin e ndeshjes Mazzolleni. “Nuk i thashë asgjë të rëndë, ai e di mirë!”, u shpreh Pipita pas ndeshjes, ndërsa të njëjtën gjë konfirmoi edhe Cristiano Ronaldo, që ndodhej aty.
“Higuain nuk tha asgjë të rëndë ndaj nuk duhet të dënohet”. Një mendim që të gjitha kanë pasur, por deri tani ende nuk dihej se çfarë në të vërtetë ndikoi te i kuqi që arbitri nxorri nga xhepi.
Zbulimi bëhet vetëm sot nga mediet italiane. Pipita, i revoltuar për faullin e shkaktuar ndaj Benatias, që sipas tij mund edhe të kishte marrë të verdhën e dytë pas prekjes me dorë në rastin e penalltisë me VAR, ka reguar duke i thënë arbitrit “nuk është faull ky, nuk është faull”.
Më pas, ka vijuar duke i bërtitur në fytyrë: “T’i vetëm kundër meje vërshëllen, gjithmonë kështu është”. Pikërisht këto fjalë nuk janë toleruar nga Mazzolleni, që ka nxjerrë të kuqin.

Artikulli paraprakVOA reagon për takimin e Thaçit me Putin: Rusia mbështet Serbinë kundër Kosovës
Artikulli tjetërPanucci, çfarë kritike për Kamer Qakën: Nuk e dua, kam arsye të fortë!