Protestuesit ultimatum Veliajt: “Ke 10 minuta kohë të vish tek ne, ndryshe do të vijmë ne tek ti”!

‘Erion Veliaj, ke 10 minuta kohë të vish tek ne të na japësh përgjigje, ndryshe do të vijmë ne tek ti!” Ky ishte ultimatumi që i dhanë para pak minutash, kryebashkiakut të Tiranës, qindra protestues, banorë të Unazës së Re që po u shemben shtëpitë nga shteti.
Ata kanë marrë megafonin dhe janë duke bërë thirrje të forta përpara zyrave të kryebashkiakut Erion Veliaj.
“Po qajmë hallin tonë, se po na prishin shtëpinë tonë. Po na prishin foletë si dallëndyshja. Prishja folenë para se ta ndërtojë, por jo pasi e ka ndërtuar.
Ne kemi 30 vjet në ato shtëpi. Ku ishte shteti?!
Banorët e Unazë së re janë mbledhur përpara bashkisë së Tiranës me thirrje të fuqishme dhe me fishkëllima bilbilësh për të tërhequr vëmendjen e qeverisë dhe të kryetarit të bashkisë së Tiranës.
“Ne nuk kemi ushtri, vetëm me trupat tona do t’i mbrojmë pronat tona”, tha një burrë.
“Na thanë se do të na paguajnë qera, por ne nuk jemi të punësuar që të paguajmë.”
“Këta e duan si ua bënë kuksianët në Kalimash, por ne nuk jemi vetëm kuksianë këtu, por jemi nga jugu dhe nga veriu”, tha një tjetër.

Artikulli paraprakVeliaj fshihet/ Protestuesit rrethojnë Bashkinë, deputetët e opozitës mbështesin banorët
Artikulli tjetërProtestuesit mësyjnë në Bashki, përplasen fizikisht me policinë e Veliajt