Çmenduaria “rilindase” s’ka të sosur! Edhe Drejtoria e Kufirit do të jepet me PPP!

Drejtoria e Kufirit dhe Emigracionit ka bërë të ditur para Komisionit parlamentar të Sigurisë Kombëtare se është në diskutime me kontraktues privat për të mbuluar të gjitha shërbimet në pikat kufitare në vendin tonë.
Në këtë mënyrë, duket se as doganat shqiptare nuk do t’i shpëtojnë koncesionit me formulën e Partneritetit Publik Privat.
“Kemi parashikuar që në bashkëpunim me doganat të krijojmë një njësi shërbimi me kontraktues. Jemi në tratativa të mbyllim marrëveshjen dhe të vendosim pjesën që do të financojmë ne, ose mund ti ndajmë me pika ose pjesë buxheti. Ta bëjmë tenderin”, sqaron Pëllumb Aliaj.
Për ti dhënë fund problemeve në kontrollet e pasaportave të personave që hyjnë dhe dalin në territorin shqiptar, është kërkuar të vendosen 200 lexues optikë. Ndërkohë 3 milionë euro janë kërkuar për monitorimin e hapësirës në betejën me trafikun e lëndëve narkotike.
“Të sigurojmë një fond që të arrijmë në kufirin 20% të vlerës totale të projektit, që të mund të bëjmë procedurën e prokurimit. 50-80 milion lekë sa të bëjmë procedurën. Të punojmë në dy pikat që i kemi më problematike, në Himarë”, shton Pëllumb Aliaj.
Rreth 25% e armatimit të policisë, e cila pritet të zëvendësohet vitin e ardhshëm, do ti kushtojë shtetit rreth 100 milion lekë.

Artikulli paraprakEpidemia e vjedhjes së votave edhe në SHBA, Trump denoncon: Fletë shtesë në rinumërimin në Florida
Artikulli tjetërTrump sulmon Macron: Franca nisi të mësojë Gjermanisht para mbërritjes amerikane