SHBA reagon pas dënimit të Shullazit dhe shtron pyetjen: Kush e ka rradhën? Tahiri hesht

Pas dy vitesh dhe rreth 50 seancash ditën e djeshme Gjykata e Krimeve të Rënda dha vendimin për Emiljano Shullazin dhe grupin e tij.
Pas këtij vendimi ka ardhur dhe reagimi i ambasadës amerikane e cila e ka ndjekur nga afër këtë proces gjyqësor. Në reagimin e saj ambasada thotë se “Dita e djeshme shënoi një hap domethënës përpara për qytetarët shqiptarë që kërkojnë dhe meritojnë drejtësi të vërtetë nga sistemi i tyre gjyqësor”.
Ambasada Amerikane gjithashtu bën me dije se kishte inkurajuar punën e prokurorëve shqiptarë që duke u bazuar në prova bindën gjykatësit e Krimeve të Rënda se një bos i krimit dhe kriminelë të tjerë e kanë vendin në burg.
Postimi i Ambasadës Amerikane
Dita e djeshme shënoi një hap domethënës përpara për qytetarët shqiptarë që kërkojnë dhe meritojnë drejtësi të vërtetë nga sistemi i tyre gjyqësor. Ne u inkurajuam nga puna e prokurorëve shqiptarë, të cilët, duke u bazuar në prova, bindën gjykatësit e Krimeve të Rënda se një bos i krimit dhe kriminelë të tjerë e kanë vendin në burg. Përshëndesim shqyrtimin e kujdesshëm të këtij rasti. Vendimi i marrë është një fitore për sundimin e ligjit në Shqipëri. Qytetarët shqiptarë tani pyesin “Kush e ka radhën”?
Në total, Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë 55 vite burg për anëtarët e bandës, 14 vite për Emiljano Shullazin, 12 vite burg për Gilmando Danin, Indrit Qyqja 10 vite, Indrit Zela 10 vite dhe Blerim Shullazi 9 vite burg. Në vendimin e Gjykatës theksohet se askush nga të dënuarit nuk do të përfitojë liri me kusht.
Emri i Emiljano Shullazit ishte përmednur edhe nga ish-ambasadori amerikan Donald Lu.
Dënimi i Shullazit ka qenë një prej proceseve gjyqësore që është ndjekur në mënyrë të vazhdueshme nga ambasada amerikane. Mesazhet e diplomatëve të ambasadës kanë qenë të prera sin ë rast8in e Shullazit ashtu edhe në rastin e Tahirit për të cilin ish-ambasadori paralajmëroi se do të lirohej nga arresti shtëpiak me vendim gjykate pasi janë paguar para.
Pyetja që shtron në fun ambasada amerikane se kush e ka rradhën, lidhet pikërisht me vijimin e hetimeve të bandës së Shullazit dhe grupeve të tjera të krimit të organizuar. Jo më larg se dje PD deklaroi se bashkë me Shullazin në burg duhet të përfundojnë edhe Rama, Tahiri dhe deputeti Çyrbja si pjes ëe kësja organizate kriminale

Artikulli paraprakGuardiola apo Mourinho? Maradona tregon cili trajner është më i miri
Artikulli tjetërVrasja në Shkodër, reagon Berisha: Maskat largohen për në mbledhjen e “Rilindjes” të takohen me Bushatin