Vrasja në Shkodër, reagon Berisha: Maskat largohen për në mbledhjen e “Rilindjes” të takohen me Bushatin

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka reaguar për ngjarjen tronditëse të ndodhur sot në Shkodër, ku mbeti i vrarë një person dhe u plagos një tjetër.
Berisha e konsideron ngjarjen si një operacion të “forcës së krimit” që godet Shkodrën.
Ai shkruan se “maskat u larguan për në mbledhjen e organizatës kriminale Rilindja ku do të takohen me Bushatin për të dëgjuar porositë e Ramës për konkurencën me kallashnikovë.
Postimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha
Operacioni “forca e krimit” godet perseri ne Shkoder!
Maskat ekzekutojne nje banor dhe plagosin rende nje tjeter ne qytet. Maskat largohen per ne mbledhjen e organizates kriminale Rilindja. Do takohen me Ditzi Bushatin per te degjuar porosite e Kallam Deshtakut per konkurrencen me kallashnikov. sb

vrasja

Artikulli paraprakSHBA reagon pas dënimit të Shullazit dhe shtron pyetjen: Kush e ka rradhën? Tahiri hesht
Artikulli tjetërPD: Tre përgjimet me miqtë trafikantë që blejnë vota për PS-në janë vetëm fillimi për Dakon!