Kasmi zbulon kush e ka radhën e arrestimit pas Shullazit

Pasi përshëndeti dënimin e Emiljano Shullazit, sot Ambasada e SHBA në Tiranë ka pyetur qeverinë se kush e ka radhën?
‘Vendimi i marrë është një fitore për sundimin e ligjit në Shqipëri. Qytetarët shqiptarë tani pyesin ‘Kush e ka radhën’?, thuhej në reagimin e Ambasadës së SHBA.
Duke komentuar këtë deklaratë, kryeredaktori i gazetës “Rilindja Demokratike”, Bledi Kasmi ka zbuluar disa prej emrave që mund të arrestohen.
Kasmi përballë gazetarit Alen Xhelili është shprehur se mund të jetë Saimir Tahiri.
‘Ambasada Amerikane ka mbajtur një qëndrim të qartë për çështjen Shullazi.
Por edhe për çështjen Tahiri ata janë shprehur se, ai u lirua pas presioneve dhe parave.
Mund të jetë Balili apo Tahiri.
Pse Tahiri? Sepse Tahiri vazhdon të jetë në një proces gjyqësor’, është shprehur Bledi Kasmi në SYRI.net.

tahiri 2

Artikulli paraprakMediu: Ja si Rama dhe Veliaj mashtruan banorët me çertifikata legalizimi në fushatë
Artikulli tjetërKapen 300 kg kokainë në Greqi, kush është shqiptari i arrestuar