Vrasjet në Shkodër, reagon ish-Presidenti: Qyteti është marrë peng!

Ish-presidenti i Republikës Bujar Nishani ishte i pranishëm në konferencën shkencore në Shkodër të organizuar nga Këshilli i qarkut Shkodër me temë: “Shkodra në vitet e komunizmit 1945-1953”.
Nishani ka komentuar edhe rreth ngjarjeve dhe vrasjeve të fundit që kanë tronditur metropolin e veriut.
Ish-kreu i shtetit shqiptar u shpreh besimplotë se ngjarjet e fundit do të tejkalohen, ndërsa nuk ngurroi të shpreh fjalët më të mira për Shkodrën, e cila njihet si simboli i kulturës shqiptare, por jo vetëm.
“Shkodra për momentin është marre peng nga individë apo grupe kriminale dhe për ketë ndjeje keqardhje. Jam i bindur se është situate kalimtare dhe Shkodra do te dije ta kaloje. Duket sikur e kanë marrë peng përkohësisht jetën e këtij qyteti, lirinë, të drejta e qytetarëve. Por gjithsesi, pavarësisht kësaj situata, që unë besoj se kjo është momental dhe unë besoj se do të kalohet. Shkodra mbetet një simbol shumë i madh për mbarë botën shqiptare, por edhe simbol i përfaqësimit të shqiptarëve dhe Shqipërisë në aspektin ndërkombëtar. Kjo nuk është e ditëve të sotme, por është një trashëgimi shekullore.”, tha Nishani.
Në fund Nishani falënderoi të gjithë organizatorët e konferencës duke mos harruar edhe përfaqësuesit e qarkut vendor.
“Ndaj unë ndihem shumë i kënaqur dhe shumë i privilegjuar. Dua të shpreh mirënjohjen për drejtuesit e qarkut e Shkodrës, për akademikët që janë angazhuar për mbajtjen e kësaj konference”, shtoi Bujar Nishani.

Artikulli paraprakDenoncimi: Ardi Veliu anulloi provimin e komisareve pse nuk fituan militantët e PS
Artikulli tjetërNis revolta/ Banorët e Unazës së Re rrethojnë zyrën e Veliajt, policia blindon Bashkinë!