Ka nisur protesta e banorëve të Unazës së Re me kërkesën për dëmshpërblim 100% të pronave të tyre përpara bashkisë së Tiranës. Policia e Tiranës nuk ka dhënë leje për zhvillimin e protestës, por banorët janë mbledhur para Bashkisë duke hedhur parrulla kundër qeverisë dhe kreut të Bashkisë së Tiranës Veliaj.
Ata janë kundër shkaterrimit te banesave te tyre pa kompensimin e duhur.
Pervec deputeteve te opozites, sot protestes se tyre u jane bashkuar edhe keshilltaret e opozites ne Bashkine e Tiranes.
Në pjesën e pasme të bashkisë ka një numër të shtuar të policisë, policia e rendit, policia bashkiake dhe Forcat Shqiponja.
Banorët janë shprehur se kanë kërkuar leje për të protestuar, leja i është refuzuar por ata kanë vazhduar me planin e tyre.
Ata kërkojnë dëmshpërblim të plotë për shtëpitë që do prishen, të legalizuara apo jo. Sipas tyre, projekti është korruptiv.
“ Di të them që ne jemi, kryetari i Bashkisë na quajti shpellarë. Nuk e di kur është bërë tirans kryebashkiaku, por ne kemi shumë dokumenta të rregullta. Kam certifikatë pronësie, kam leje legalizimi, kam hipotekë, paguaj taksat. Pse jam shpellar mo zoty kryetar,” u shpreh një prej protestuesve.
Protesta e banorëve të Unazës së Re, vijon me kërkesën për dëmshpërblim 100% të pronave të tyre. Opozita qëndron në krahë të tyre!