Bashkimi Europian më i rreptë se kurrë ndaj Tiranës zyrtare dhe Ramës për krimin e organizuar dhe korrupsionin e shtrirë në të gjitha nivelet sipas deklaratës zyrtare të Këshillit të Stabilizim socimit.
Deputeti demokrat Genc Pollo, ka reaguar ndaj deklaratës së Këshillit të Stabilizim Asosimit për Shqipërinë duke thënë se ajo dëshmon që qeveria rilindiste po bëhet gjithnjë e më shumë pengesë për hapjen e negociatave të antarësimit.
Zoti Pollo shkruan se “kush pretendon se dje në Bruksel, në KSA qeveria Rama mori lavdërimin e rradhës nga Komisioni Europian, do të ketë dëgjuar vetëm intervistat e Bushatit.
Ai ka krahasuar deklaratat e këtij këshilli në harkun e 1 viti, ku tashmë në vitin 2018, flitet për korrupsion në të gjitha nivelet.
Pollo thotë me ironi se “edhe në këtë lagje të Brukselit dashamirëse me ta Rama e Bushati nuk ndërtojnë dot më Fasadën e Potjemkinit”.
Ja reagimi i plotë i Genc Pollos
Kush pretendon se dje në Bruksel, në Keshillin e Stabilizim Asocimit (KSA) qeveria Rama mori lavdërimin e rradhës nga Komisioni Europian do të ketë dëgjuar vetëm intervistat e Bushatit por nuk ka mundësi të ketë lexuar deklaratën e KSA ku pala europiane u kryesua nga Përfaqsuesja e Lartë Mogherini.
Ndërkohë që në mbledhjen para një viti, më 15 nëntor 2017, znj. Mogherini “mirëpriti hapa kundër krimit e korrupsionit e suksese kundër kanabisit” në vijim të mbledhjes së djeshme u tha se ” BE ritheksoi nevojën kritike për të arritur rezultate të prekshme në luftën kundër korrupsionit në të gjitha nivelet dhe në luftën kundër krimit të organizuar veçanërisht kundër kultivimit e trafikimit të narkotikëve.
Kontrasti sipas Mogherinit duket qartë:
1-në 2017 mirëpresin hapat, në 2018 ritheksojnë nevojën kritike për rezultate të prekshme;
2-në 2017 flitet në përgjithësi për krim e korrupsion, në 2018 për korrupsion në të gjitha nivelet;
3-në 2017 flitet vetëm për kanabis, në 2018 flitet për “drugs” pra narkotikë të tërë llojeve përfshi kokainën.
Edhe në këtë lagje të Brukselit dashamirëse me ta Rama e Bushati nuk ndërtojnë dot më Fasadën e Potjemkinit.
Edhe kjo deklaratë tregon se qeveria rilindiste po bëhet gjithnjë e më shumë pengesë për hapjen e negociatave të antarësimit.