Vrasjet mafioze, qytetarët e Shkodrës në panik: “Ishallah zoti ka me na rujt”!

Pas ngjarjes së rëndë që ndodhi dje ne qytetin e Shkodrës, ku nga një atentat mafioz mbeti i vrarë Fatos Ferracaku dhe i plagosur Fatmir Meaj, kanë ardhur dhe dëshmitë e para të qytetarëve nga vendi i ngjarjes.
Dëshmitarët kanë thënë jashtë kamerave se kanë parë dy persona të cilët kanë qenë të maskuar, dhe kanë qëlluar për vdekje në drejtim të 41 vjeçarit i cili po shiste peshk dhe kanë plagosur Fatmir Meajn, ndërkohë që më pas janë larguar me motorr.
Një zonjë e cila shet peshk afër vendit ku ndodhi krimi, shprehet se ndihet e pasigurtë dhe lutet që vetëm zoti mund ti ndihmojë.
“Unë sdi ça me fol, besa! Kemi shumë frikë. Si nuk kemi frikë moj nënë. Inshallah ka me na rujt zoti. Jo, jo, nuk jam dëshmitare, nuk kam qëllu këtu dje”.
“Mjerë atij që i ka ra. Situata është e tmerrshme. Jemi të pasigurtë”, shprehet një banorë tjetër i cili është i frikësuar nga ngjarja mafioze.
41-vjeçari Fatos Ferrcaku, babi i 4 fëmijve, u ekzekutua me breshëri plumbash në lagjen ‘Rus’ në Shkodër, një zonë të populluar teksa po shiste peshk, ndërkohë që Fatmri Meaj u plagos.
Identifikimi i autorëve të kësaj ngjarjeje duket të jetë i vështirë pasi ata kanë qenë me skafanda. Pasi janë larguar nga vendngjarja kanë djegur dhe motorin të cilin e kanë përdorur për të kryer aktin kriminal.

Artikulli paraprakI Çmenduri sjell katastrofën financiare, koncesionet çojnë borxhin publik në 83%
Artikulli tjetërMakina me drogë bie në humnerë, vdes shoferi, policia fsheh ngjarjen