Protestuesit paralajmërojnë Ramën e Veliajn: Po u vjen fundi, shtëpitë do t’i mbrojmë me armë

Banorët e Unazës së Re kanë dalë sërish mbrëmjen e stome në protestë ku i bëjnë thirrje qeverisë dhe kryebashkiakut Erjon Veliaj, që t’i dëmshpërblejë për banesat dhe bizneset, në të kundërt do t’i mbrojnë me armë.
‘Shtëpitë tona nuk do i lëmë ashtu, gota është mbushur. Këtu do vdesim, unë për vete pronën time do ta mbroj me armë. Është një kushtetutë që e kanë shtete më demokratike. Pse shpellarë janë ata që protestuan në Francë sot. Ne po i vjedhim taksat apo ata po i vjedhin taksat’, tha një prej banorëve.
Ndërkohë një tjetër banore ka thënë se nëse shteti do t’i marrë shtëpinë dhe nuk do ta dëmshpërblejë atëherë ajo do të zbatojë kanunin..
‘Unë shtëpinë time do ta mbroj sipas zonës nga vij, do ta mbroj me kanun me armë, deklaroj një tjetër Banore.
‘Nga Unaza e Re do tu vijë fundi o Veliaj dhe Rama’, theksoi një tjetër protestues.
Kujtojmë se sot është dita e 14-të që banorët e Unazës së re dalin dhe protestojnë.

Është mbyllur edhe sot protesta e banorëve të Astirit, të cilët prej disa ditësh janë organizuar kundër vendimit të shembjes së 317 objekteve në zonën e Unazës së Re.
Teksa kërkuan dëmshpërblim 100 % për banesat dhe objektet e tjera që kanë pronësi, prostuesit i bënë apel për ndihmë edhe Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta
Të shumta ishin edhe thirrjet për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, të cilit i kërkuan jo vetëm të vëjë dorën në zemër, por edhe një përballje me ta.
Një nga protestueset dhe banorët e Astirit tha se nuk do t’i nështrohet atij, teksa kërkoi edhe një ballafaqim.
“Pse fshihet pse nuk del dhe përballet me popullin. Mendon se do t’i nënshtrohemi tij. Aty janë vite investim. E gjithë Shqipëria është e palegalizuar, çfarë do ndodhë nëse Erionit do t’i teket të zgjeroj rrugët e Tiranës, do të shembë të gjithë shtëpitë”, u shpreh ajo për Fax News.

ff520fe6 677c 4fd8 8a7f 91a0585eb648

Artikulli paraprakShpërthen Vasili: Konet mediatike të Ramës që u çqepën pas …
Artikulli tjetërBaxhanaku i deputetit të PS arrestohet në Qafë Thanë për kontrabandë gomash