Ibra: Prej atij u lragova nga Juventus…

Revista “Fuorigioco ka publikuar disa fragmente nga libri biografik i Zlatan ibrahimovic. Në veçanti, mosmarrëveshjen me ish-drejtuesin e bardhezinjve, Luciano Moggi, gjatë kohës që luante tek Juventusi.
Suedezi ka thënë se kur po negocionte për rinovimin e kontratës me Juventus-in u la jashtë në ndeshjen kundër Bayern-it. Në lidhje me këtë episod Moggi i tha se duhet ta harronte rinovimin dhe kjo ka bindur suedezin t’i japë fund aventurës me bardhezinjtë dhe të refuzojë çdo propozim për paqe.
“Nuk dua të qëndroj në Torino. Nuk ka asgjë që mund të më ofrosh për të më bërë që të qëndroj”, mësohet t’i ketë thënë sulmuesi drejtuesit.
Më pas ndodhi Calciopoli dhe shitja e tij ishte e pashmangshme. Në vazhdim, Ibra ka folur edhe për kalimin e tij nga Inter-i tek Barcelona:
“Teksa Maxwell po mblidhte gjërat e tij, i dhashë një palë nga atletet e mia dhe i thashë: ‘M’i dërgo te Barcelona. Do të të takoj në një kohë shumë të shkurtër atje’. Të gjithë filluan të qeshnin. Mendonin se po bëja shaka. Brenda dy ditësh, Barça më ftoi në një takim zyrtar dhe pas 20 minutash isha lojtar i blaugranave”.

Artikulli paraprakSpaho flet pas takimit me përfaqësuesit e “Venecias”
Artikulli tjetërBorxhi i paralajmëruar dhe projekti “1 miliard euro”